www.ofertapune.net Mjekë Specialistë, Teknik Mjekësor (Laborant) & Teknik Mjekësor (Infermier) | PunaIme

Mjekë Specialistë, Teknik Mjekësor (Laborant) & Teknik Mjekësor (Infermier)

Kompania

Qendra Diagnostike Human+

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

13-03-2025

Data e perfundimit

11-04-2025

POZITA E HAPUR: Mjekë Specialistë, Teknik Mjekësor (Laborant) & Teknik Mjekësor (Infermier)

Lokacioni: Rruga B, Nr.16, Prishtinë 1000

Human+ qendra diagnostike, e përkushtuar në çdo kohë për t’u qëndruar pranë pacientëve duke iu ofruar shërbime sa më të avancuara, është në kërkim të shtimit të stafit të specializuar dhe stafit profesional (teknik) mjekësor.

Mjekë Specialistë

Jemi në kërkim të mjekëve specialistë për të zgjeruar ekipin tonë dhe për të rritur gamën e shërbimeve mjekësore që ofrojmë. Pozitat janë të hapura për mjekë me eksperiencë, të cilët janë të motivuar për të ofruar kujdes ndaj pacientëve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qendrës sonë diagnostike.

Shërbimet për të cilat kemi nevojë për mjekë specialistë:

  • Mjek i Mjekësisë Familjare
  • Urolog
  • Gjinekolog
  • Pediatër
  • Endokrinolog
  • Gastroenterolog
  • Dermatolog

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve sipas specializimit përkatës
  • Konsultimi dhe ofrimi i rekomandimeve për trajtime mjekësore
  • Bashkëpunimi me ekipin mjekësor për të ofruar shërbime të integruara për pacientët
  • Respektimi i standardeve dhe etikës profesionale

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë dhe licencë në fushën përkatëse të specializimit
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën përkatëse është e preferueshme
  • Përkushtim për të ofruar shërbim cilësor për pacientët

Infermier/Teknik Mjekësor (3 Pozita të Hapura)

Përshkrimi i Pozitës:
Jemi në kërkim të tre Infermierëve/Teknikëve Mjekësorë për të ofruar kujdes shëndetësor profesional dhe mbështetje për pacientët.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë dhe licencë si Infermier ose Teknik Mjekësor
  • Eksperiencë në shërbimet per asistencë mjekësore
  • Aftësi në përdorimin e kompjuterit për regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshëm.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe në grup

Teknik Laboratori Mjekësor (3 Pozita të Hapura)

Përshkrimi i Pozitës:
Jemi në kërkim të tre Teknikëve të Laboratorit Mjekësor për të mbështetur proceset e analizave laboratorike. Kjo pozitë përfshin kryerjen e analizave, përgatitjen dhe testimin e mostrave, si dhe sigurimin e saktësisë së rezultateve sipas standardeve dhe rregulloreve në fuqi.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Diplomë dhe licencë për Teknik Laborant në drejtimin e Biokimisë Laboratorike.
  • Njohuri mbi teknikat laboratorike dhe përdorimin e pajisjeve përkatëse
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe sistemeve laboratorike
  • Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshëm.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë në laborator

Çfarë Ofrohet:

  • Mjedis pune profesional dhe me standarde të larta
  • Mundësi zhvillimi dhe trajnime të vazhdueshme
  • Lokacion i përshtatshëm dhe infrastrukturë moderne

Aplikimi:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentacionin përkatës përmes butonit “Apliko Këtu” në [email protected] deri 30 dite nga publikimi i pozites.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?