Mjek/e të praktikës së përgjithshme

Kompania

QKMF Suharekë

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Suharekë

Data e publikimit

24/06/2020

Data e perfundimit

07-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 13.dhe 58, Të Ligjit për Vetqeverisjen Lokale Nr-03/L-040, neni 30 dhe 45 të Statutit të Komunës së Suharekës Ol. Nr-016.-8336 të datës 04.11.2008, e në mbështetje të nenit 44, lidhur me nenin49, të Ligjit Nr.05/L-031,për Procedurën e Përgjithshme Administrative Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-20/2016, Kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale 06. Nr. 917 të datës 09.06.2020 dhe Autorizimit të Kryetarit të Komunës, Drejtoria shpallë këtë:

KONKURS

Një mjek/e të praktikës së përgjithshme të QKMF-së në Suharekë.

Numri i Referencës: 06- Nr. 989

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës:

  • Kujdeset për shëndetin e pacientëve,përshkruan tretmanet,medikamentet dhe aplikon masat tjera shëruese;
  • Udhëzon pacientët në bërjen e analizave bazike laboratorike dhe aplikon procedurat tjera diagnostike;
  • Aranzhon bartjen e pacientëve në spital;
  • Udhëzon pacientët tek specialistët mjekësor dhe shkëmben të dhënat relevente mjekësore;
  • Pranon implimentimin e programeve shëndetësore të dizajnuara në nivele më të larta si Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna;
  • Ndihmon në preventimin e sëmundjeve ngjitëse dhe çrregullimeve të ndryshme duke u këshilluar në shëndetin bazik të përgjithshëm etj.

Kualifikimi: Të gjithë kandidatët duhet të kenë të kryer fakultetin e Mjekësisë,drejtimi i Mjekësisë së përgjithshme.

  • Orari i punës: I plot;
  • Paga: H-27,H-565/l
  • Kohëzgjatja 6 gjasht muaj punë me mundësi vazhdimi

Kandidatët që apiikojnë duhet të sjellin këto dokumente;

  • Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer:
  • Vërtetimin mbi stazhin e kryer;
  • Licencën e punës;
  • Çertifikatën e lindjës;
  • Fotokopjën e letëmjofiimit;
  • Çertifikatën e gjendjës shëndetësore.
  • Çertifikatën që ndaj tij/ asaj nuk zbatohen hetimet.

Komuna e Suharekës offon mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Aplikacionet e pa kompletuara sipas kushteve të konkursit si dhe ato që arrin pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Të interesuarit formularin e kërkesës për punësim mund t’a marrin në Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale në Suharekë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.

Apliko këtu