Mjek/e i/e praksës së përgjithshme
Data e publikimit
21/11/2020
Data e perfundimit
04-12-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Drejtori i QKMF-së.”Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, në bazë të Rekomandimit nr. 077144
dt. 19.11.2020 të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Malishevë, nenit 8 të ligjit të punës nr .03)L-212 si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrative nr. 712017, Për Rregullimin e Procedurave për Konkurs në Sektorin Publik. Për plotësimin e vendeve të punës publikon ketë:
KONKURS
Për pranim të:
1 (një) Mjeki/e të praksës së përgjithshme në kohë të pacaktuar: (koeficienti 7.2 H.27)
Detyrat e punës:
- Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor në QKMF, QMF dhe AMF.
- Siguron kujdes primar shëndetësor për të gjithë qytetaret pa dallim: kombi, etnie, feje, race,
gjinie. - Shkruan terapinë në bazë te diagnostifikimit, udhëzon pacientët në qendra tjera spitalore, kryen të gjitha punët tjera të mjekut familjar në bazë të ligjit të shëndetësisë.
- Bashkëpunon me mjekë tjerë, për punën e vetë i përgjigjet shefit të mjekësisë familjare, dhe drejtorit të QKMF-së.
Kushtet e konkursit:
- Diploma e fakultetit të mjekësisë drejtimi i përgjithshëm,
Ndërsa kushtet e përgjithshme:
- Licencën e punës,
- Certifikatën e lindjes,
- Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar.
- Certifikatën e mjekut për punë.
- Letërnjoftimin të fotokopjuar .
- Kohëzgjatja kontratës: në kohë të pa caktuar (pas periudhës provuese tremujore ).
- Orët javore të punës 40.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjete te informimit, nga data:
20.11.2020 deri me datën: 04.12.2020.
Dokumentacioni merret dhe dorëzohet në zyrën e personelit të QKMF-së.