www.ofertapune.net Mjek/e i/e praksës së përgjithshme | PunaIme

Mjek/e i/e praksës së përgjithshme

Kompania

Komuna e Malishevës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Malishevë

Data e publikimit

21/11/2020

Data e perfundimit

04-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Drejtori i QKMF-së.”Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë, në bazë të Rekomandimit nr. 077144
dt. 19.11.2020 të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Malishevë, nenit 8 të ligjit të punës nr .03)L-212 si dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrative nr. 712017, Për Rregullimin e Procedurave për Konkurs në Sektorin Publik. Për plotësimin e vendeve të punës publikon ketë:

KONKURS
Për pranim të:

1 (një) Mjeki/e të praksës së përgjithshme në kohë të pacaktuar: (koeficienti 7.2 H.27)

Detyrat e punës:

  • Ofron shërbime shëndetësore nga kujdesi primar shëndetësor në QKMF, QMF dhe AMF.
  • Siguron kujdes primar shëndetësor për të gjithë qytetaret pa dallim: kombi, etnie, feje, race,
    gjinie.
  • Shkruan terapinë në bazë te diagnostifikimit, udhëzon pacientët në qendra tjera spitalore, kryen të gjitha punët tjera të mjekut familjar në bazë të ligjit të shëndetësisë.
  • Bashkëpunon me mjekë tjerë, për punën e vetë i përgjigjet shefit të mjekësisë familjare, dhe drejtorit të QKMF-së.

Kushtet e konkursit:

  • Diploma e fakultetit të mjekësisë drejtimi i përgjithshëm,

Ndërsa kushtet e përgjithshme:

  • Licencën e punës,
  • Certifikatën e lindjes,
  • Certifikatën që nuk është nënë hetime ose i dënuar.
  • Certifikatën e mjekut për punë.
  • Letërnjoftimin të fotokopjuar .
  • Kohëzgjatja kontratës: në kohë të pa caktuar (pas periudhës provuese tremujore ).
  • Orët javore të punës 40.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mjete te informimit, nga data:
20.11.2020 deri me datën: 04.12.2020.

Dokumentacioni merret dhe dorëzohet në zyrën e personelit të QKMF-së.

⇒ Shpallja e plote.