www.ofertapune.net Mjek/e i/e Përgjithshëm/e (4) | PunaIme

Mjek/e i/e Përgjithshëm/e (4)

Kompania

Komuna e Gjakovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

07/11/2020

Data e perfundimit

21-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mjek/e i/e Përgjithshëm/e

  • Mjek/e i/e Përgjithshëm/e në QMF-Cermijan;
  • Mjek/e i/e Përgjithshëm/e në QMF-Rugovë;
  • Mjek/e i/e Përgjithshëm/e në QMF-Skivjan;
  • Mjek/e i/e Përgjithshëm/e në QMF-Ponoshec.

Institucioni: Komuna e Gjakovës

  • Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – QKMF
  • Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
  • Numri i Pozitave: (4) katër
  • Titulli i mbikëqyrësit: Shefit të Njësisë, Udhëheqësit të Departamentit të MF – QKMF-së
  • Grada/Koeficienti: 7.2
  • Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pa caktuar

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mjek/e i/e Përgjithshëm/e

  • Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
  • Ofron shërbime gjithëpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Harton dhe zhvillon planin e trajtimit të sëmundjes dhe trajton pacientin si figurë qendrore nën mbikëqyrje të Mjekut Familjar;
  • Përcakton diagnozë    diferenciale    dhe    diagnozën    e    punës    në    përputhje    me simtopatologjinë;
  • Përcjellja sistematike e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe adoleshentëve;
  • Kujdesi për personat e moshuar në nevojë;
  • Ofron kujdes për rastet urgjente dhe i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
  • Interpreton rezultatet e testeve të shpejta laboratorike;
  • Komunikon ose konsultohet me specialist të mjekësisë familjare sipas nevojës;
  • Referon pacientin te specialist i mjekësisë familjare dhe për kujdes spitalor;
  • Kujdes i vazhdueshëm për pacientët me sëmundje kronike jo ngjitëse;
  • Kontrolli i sëmundjeve ngjitëse (hulumtimet epidemiologjike);
  • Promovimi shëndetësor dhe parandalimi i sëmundjeve si dhe shërbimet në komunitete (grupet vulnerable, vendet rurale, shkolla, komunitete);
  • Zbatimi i programit të vaksinimit,
  • Edukimi shëndetësor,
  • Inkurajohet nga puna ekipore (mjeku familjar, infermieret familjare, infermieret në komunitet);
  • Vlerëson efektivitetin e kujdesit të ofruar nga ekipi i mjekësisë familjare, identifikon problemet dhe kërkon nga anëtarët e ekipit zgjidhjen e tyre;
  • Përcaktohet nga mjeku familjar si pjesë e ekipit të mjekësisë familjare në përputhje me nevojat e pacientit aftësitë dhe kualifikimet për të përmbushur nevojat e institucionit;
  • Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave orientim dhe edukim;
  • Komunikon qartë saktë dhe krijon klimë të mirë për punë që rritë kënaqshmëritë në punë,
  • Kryen edhe punë administrative, vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSH në fuqi;
  • Përcakton diagnozën përfundimtare dhe përshkruan terapinë;
  • Nënshtrohet programit nacional të zhvillimit të vazhdueshëm profesional;
  • Përkujdeset për konfidencialitetin e individit;
  • Përcjellja e sëmundshmërisë nën mbikëqyrje të mjekut familjar;
  • Identifikimi i grupeve të veçanta të rrezikut;
  • Merr pjesë në grupet e rishqyrtimit kolegjial dhe sjell vendime të përbashkëta për menaxhimin e sëmundjeve;
  • Ndihmon mjekun familjar në zhvillimin e auditeve mjekësore në institucionin përkatës;
  • Merr pjesë  në  takime,  konferenca  dhe  tregon  interesim   në   zhvillimin   e strategjive për përmirësim të intervenimeve klinike dhe nivelit të lartë të kujdesit ndaj pacientit.
  • Tregon aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë;
  • Të jetë i regjistruar dhe licencuar në MSH;
  • Të ketë ndjenjë përgjegjësie, i përkushtuar ndaj profesionit dhe ndryshimeve të ketë shkathtësi pune të pavarur dhe në ekip si dhe shkathtësi të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të punës me kompjuter;
  • Të ketë gatishmëri të punojë me të gjitha grupet, pa dallim: moshe, gjinie, kulture, etnie, religjioni apo

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit;
  • Kopjen e licencës;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Certifikata e Mjekut pas përzgjedhjes nga

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 07.11.2020 deri 21.11.2020 (16:00)

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të

⇒ Shpallja e plotë.