www.ofertapune.net Mjek/e i/e përgjithshëm | PunaIme

Mjek/e i/e përgjithshëm

Kompania

QKMF Vushtrri

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Vushtrri

Data e publikimit

16/11/2020

Data e perfundimit

30-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 dhe në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues të QKMF-së në Vushtrri, nr.765 të datës 12.10.2020, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  • Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Vushtrri
  • Titulli i vendit të punës: Mjek i përgjithshëm – Doktor i mjekësisë në QKMF – Vushtrri.
  • Numri i pozitave: Një (1);
  • Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i QKMF;
  • Grada/Koeficienti: 7.20 – H20;
  • Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
  • Periudha e punës provuese: Gjashtë (6) muaj.
  • Orët e punës: 40.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të kujdesit primar shëndetësor pranë QKMF, QMF dhe AMF;
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në institucionet gjegjëse shëndetësore;
  • Të ketë vetiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore dhe kodit të mirësjelljes;
  • Të mbikëqyrë dhe menaxhojë punën e infermierëve dhe të stafit tjetër përcjellës në QKMF, QMF dhe AMF;
  • Kryen të gjitha punët e mjekut nga lëmi i mjekësisë familjare;
  • Për punën e vetë i përgjigjet shefit të mjekësisë familjare;
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grupe dhe në situata të jashtëzakonshme;

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Të ketë të kryer Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Përgjithshëm;
  • Të ketë licencën e punës.

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e Fakultetit të Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (kopje);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 16.11.2020 deri 30.11.2020.

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara do të refuzohen.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor.

Të gjitha dokumentet të dorëzohen kopje. Dokumentacioni nuk kthehet.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Rezultatet shpallen në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/