Mjek/e (9)
Data e publikimit
04/01/2021
Data e perfundimit
18-01-2021
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në bazë të nenit 67 dhe 68 të Ligjit të Zyrtarëve Publikë, nenit 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 2 dhe 15 të Statutit të QKMF-së, nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publikë si dhe Kërkesës së Drejtorit të QKMF të datës 11.11.2020, Komuna e Mitrovicës së Jugut shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
1. Titulli i vendit të punës: Doktor Specialist i Mjekësisë Familjare: 1 (një) vend pune;
Institucioni: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr Nexhat Çuni”– Mitrovicë
Vendi i punës: QKMF, QMF, AMF
Koeficienti: 8.40/ H-20
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, periudha provuese gjashtë (6) muaj.
Qëllimi i vendit të punës:
Qëllimi i kësaj pozite është përcaktimi i kompetencave të Mjekut Familjar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase të bazuara në dëshmi, përmes bashkëpunimit të ngushtë me anëtarët e tjerë të ekipit të mjekësisë familjare, si portë hyrëse, për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe pikë referuese për specialistët konsulentë në nivelet tjera të kujdesit shëndetësor. Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron shërbime gjithpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës;
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacienteve duke siguruar edhe referimin me kohë në institucione shëndetësore adekuate;
- Ofron kujdes edhe për rastet urgjente dhe sipas nevoje i referon rastet me kohë dhe në mënyrë adekuate;
- Ofron kujdes shëndetësor për pacientë kronik, personat e moshuar dhe në nevojë dhe sipas nevojës kryen edhe vizita shtëpiake të këtyre pacientëve;
- Inkurajon dhe zbaton punën ekipore;
- Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave, orientim dhe edukim si dhe i nënshtrohet programit nacional të Zhvillimit te Vazhdueshëm Profesional;
- Vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret e brendshme të institicionit, rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSh në fuqi;
- I përmbahet etikës mjekësore;
- Përcjellë, regjistron dhe raporton sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet kronike;
- Sipas urdhërit të Kryeshefit të Departamentit të Mjekësisë Familjare kryen edhe pune tjera sipas përshkrimit të vendit të punës;
Shkathtësitë e kërkuara-kushtet:
- Diplomë universitare-Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi Mjekësi e Përgjithshme;
- Çertifikata e specializimit nga lëmia e Mjekësisë Familjare;
- Licenca valide e punës lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Oda e Mjekëve të Kosovës;
- Shkathtësi klinike profesionale;
- Aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP;
- Përkushtim për ngritjen profesionale dhe përkushtim të kompetencave;
- Respektim i konfidencialitetit 100% të kohës;
- Ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj profesionit dhe ndryshimeve;
- Shkathtësi të mira të komunikimit;
- Shkathtësi pune si i/e pavarur dhe në ekip;
- Njohuri të punës me kompjuter;
- Gatishmëri të punoj me të gjitha grupet, pa dallim: kulture, besimi, race, ngjyre, gjinie, moshe, statusi social, apo vlera të përceptuara ekonomike;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Fletëaplikacioni i plotësuar;
- Kopja e vërtetuar e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë;
- Kopja e vërtetuar e licencës së punës;
- Kopja e çerifikatës së specializimit;
- Kopja e letërnjoftimit apo e pasaportës;
- Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter- e dëshirueshme.
2. Titulli i vendit të punës: Doktor i Mjekësisë: 8 (tetë) vende pune;
Institucioni: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr Nexhat Çuni”– Mitrovicë
Vendi i punës: QKMF, QMF, AMF
Koeficienti: 7.20 / H 27
Kontrata e punës: Në kohë të pacaktuar /sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, periudha provuese gjashtë (6) muaj.
Qëllimi i vendit të punës:
Qëllimi i kësaj pozite është ofrimi i shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe efikase të bazuara në dëshmi, përmes bashkëpunimit dhe monitorimit të ngushtë nga ana e mjekut familjar.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron shërbime gjithpërfshirëse për individin/pacientin dhe familjen në të gjitha episodet e jetës nën mbikqyrje të Mjekut Familjar;
- Ofron shërbime me standard të lartë bazuar në mjekësinë e bazuar në dëshmi;
- Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv te pacientëve duke siguruar edhe referimin me kohë në institucione shëndetësore adekuate;
- Ofron kujdes edhe për rastet urgjente dhe sipas nevoje i referon ato me kohë dhe në mënyrë adekuate;
- Ofron kujdes shëndetësor per pacientë kronik, personat e moshuar dhe në nevojë dhe sipas nevojës kryen edhe vizita shtëpiake të këtyre pacientëve;
- Inkurajon dhe zbaton punën ekipore;
- Merr pjesë në trajnime, vlerësim të kompetencave, orientim dhe edukim si dhe i nënshtrohet programit nacional te Zhvillimit te Vazhdueshem Profesional;
- Vepron në mënyrë profesionale, duke respektuar rregulloret e brendshme te institicionit, rregulloret për KPSH dhe vepron në përputhje me të gjitha rregulloret, procedurat dhe politikat e MSh në fuqi;
- I përmbahet etikës mjekësore;
- Përcjellë, regjistron dhe raporton sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet kronike;
- Sipas urdhërit te Kryeshefit te Departamentit te Mjekësise Familjare kryen edhe punë tjera sipas përshkrimit të vendit të punës;
Shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare- Fakulteti i Mjekësisë, Drejtimi Mjekësi e Përgjithshme;
- Licenca valide e punës lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë apo Oda e Mjekëve të Kosovës;
- Shkathtësi klinike profesionale;
- Aftësi për zbatim të vazhdueshëm të detyrave të punës sipas PVP;
- Përkushtim për ngritjen profesionale dhe përkushtim të kompetencave;
- Respektim të konfidencialitetit 100% të kohës;
- Ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi ndaj profesionit dhe ndryshimeve;
- Shkathtësi të mira të komunikimit;
- Shkathtësi pune si i/e pavarur dhe në ekip;
- Njohuri të punës me kompjuter;
- Gatishmëri të punoj me të gjitha grupet, pa dallim: kulture, besimi, race, ngjyre, gjinie, moshe, statusi social, apo vlera të përceptuara ekonomike;
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Fletëaplikacioni i plotësuar.
- Kopja e vërtetuar e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë.
- Kopja e vërtetuar e licencës së punës.
- Kopja e letërnjoftimit apo e pasaportës.
- Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter- e dëshirueshme.
Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësitë e kërkuara profesionale për kryerjen e detyrave.
Informata të përgjithshme: Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën e Personelit në QKMF në Mitrovicë.
Data e njoftimit në web faqen: konkursi.rks-gov.net është prej datës: 04.12.2020 deri me datë: 02.01.2021, ndërsa data e aplikimit është nga data 04.01.2021 deri me datën 18.01.2021.
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në web-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/
Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.