www.ofertapune.net Mjek/e (4) | PunaIme

Mjek/e (4)

Kompania

QKMF Istog

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Istog

Data e publikimit

14/05/2020

Data e perfundimit

29-05-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Komuna e Istogut

Në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr 03L-212 e
miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës shpallë:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Mjek-e i/e Mjekësisë së Përgjithshme
Numri i referencës: 06. nr-731020
Numrii Ekzekutuesve 3 (tre)
Niveli i Pagës: Koeficienti 565€
Kohëzgjatja e Emërimit: Me afat të caktuar -1 ( një) vit
Orët e Punës: 40 Orë

Punët dhe detyrat:

  • Sigurimi i shërbimeve shëndetësore në mbrojtjen parësore;
  • Kujdesi për shëndetin e pacientëve, përshkruan dhe administron tretmanet, medikamentët dhe i zbaton masat tjera shëruese;
  • Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve duke këshilluar pacientët dhe popullatën në lidhje me pastërtinë dhe shëndetin në përgjithësi;
  • Jep udhëzime me shkrim dhe me gojë për trajtim të pacientit;
  • Përshkruan dhe administron medikamente;
  • Udhëzon pacientët të specialistët mjekësorë dhe shkëmben të dhënat relevante mjekësore;
  • Përpilon me shkrim raportet lidhur me punën dhe veprimet e tij;
  • Ndërmerr aktivitetet për edukimin shëndetësorë të popullatës;
  • Kryen dëtyra të tjera ashtu si kërkon mbikqyrësi në mbarëvajtjen e punës ku është i punësuar;
  • Ndihmon dhe siguron mirësjellje e kujdes të veqant në lëmin në të cilin është trajnuar
  • Mban kujdestarinë sipas radhës dhe kryen punë të tjera sipas kërkesës së eprorit;
  • Kryen detyra të veqanta në lidhje me profesionin e tij.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare- Fakulteti i Mjekësisë drejtimi Mjekësia
e Përgjithshme.

Aftësit/përvoja dhe atributet e tjera:

  • Minimum stazhi i Obliguar Profesional;
  • Të jetë i licencuar;
  • Përvoja e punës e dëshirueshme;
  • Shkathtësi për komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike vlerësuese dhe dhënja e këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushjen e detyrave dhe punëve nën presion;
  • Njohja e punës me kompjuter e dëshirueshme 5

Dokumentët e kërkuara:

  • Diploma e fakultetit të Mjekësisë,
  • Çertifikatën e Licencës,
  • Dëshmi për përvojen e punës nëse ka,
  • Dokumenti i Identifikimit;
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.

Titulli i vendit të punës: Mjek/e spec. Gjinekologjisë
Numri i referencës: 06. nr-731020
Numri i Ekzekutuesve: 1 (një)
Niveli i Pagës: Koeficienti: 330€
Kohëzgjatja e Emërimit: Me afat të caktuar -1 ( një) vit
Orarii Punës: 20 orë në javë.

Punët dhe detyrat:

  • Bëne egzaminimin klinik tpacieteve si shtatzëna ashtu edhe te atyre pa shtatëzani, percjell shtatzanin dhe gjendjen shëndetësore të shtatzënes ne repart ose ambulanc-shtepi.
  • Këshillon pacientin për qështje shëndetësore më qellim të uljes se rrezikut për semundje.
  • Punon ne këshillimin per planifikim familjar dhe mbrohtjen ndaj semundjeve transmisive.
  • Kryen veprime edukativo-shëndetësore per gratë ne fazen reproduktive.
  • Referon pacientet në bazë te nevojës në shërbime sekondare dhe terciare.
  • Mbanë evidencën mjekësore te nevojshme me protokolet perkatëse.
  • Këshillon pacient dhe aplikon terapi për semundje seksualisht transmesive.
  • Ndjek në vazhdimësi aktivitete te ndryshmë të nderlidhura me zhvilimin e vazhdueshem profesional.
  • Kryen egzaminime me qellime diagniostike, si marrja e materialit per Papa Test egzaminime me ultratingull dhe egzaminime tjera.
  • Ta respektoj kodin e veshjes.
  • Kryen edhe punë tjera nga lemia përkatese.

Dokumentët e kërkuara:

  • Diploma e fakultetit të Mjekësisë — specilaizimi nga lëmia e gjinekologjisë.
  • Çertifikatën e Licencës
  • Dëshmi për përvojen e punës nëse ka
  • Dokumenti i Identifikimit
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljës në mjetet e informimit.

Kandidatët e interesuar mund ti marrin aplikacionet çdo ditë pune në Qëndren Kryesore të Mjekësisë Familjare -Istog -Zyra e Shërbimit Juridik dhe aplikacionet e plotësuara dorëzohen në të njejtën zyre.

Me Kandidatët të cilët kanë konkuruar, do të mbahët intervista nga komisioni. Për datën dhe kohën e mbajtjes së intervistës, kandidatët do të njoftohen me kohë.

Vërejtje: Aplikacionet e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pa kompletuara
nuk do të pranohen.