Mjek/e (4), Stomatolog/e, Vozitës/e
Data e publikimit
13/08/2020
Data e perfundimit
26-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi Vozitës
Në bazë të nenit 62 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale të Komunave të Kosovës 037L-040, nenit 8 të Ligjit të Punës së Kosovës Nr. 037L-212 dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Rahovecit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale, shpall këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
- Mjek/e i praktikës së përgjithshme kryes detyre 4 (katër)
- Stomatolog/e kryes detyre 1 (një)
- Vozitës kryes detyre 1 (një)
Kushtet për Mjek/e të Praktikës së Përgjithshme :
- Të ketë të kryer fakultetin e mjekësisë
- Të jetë i/e pajisur me licencën e punës
- Çertifikatë mjekësore
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
Kushtet për Stomatolog/e:
- Të ketë të kryer fakultetin e stomatologjisë
- Të jetë i/e pajisur me licencë të punës
- Çertifikatë mjekësore
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
Kushtet për vozitës:
- Të jetë i/e pajisur me patentë shofer- kategoria B
- Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime
- Kopja e letërnjoftimit
- Kontrata në kohëzgjatje sipas ligjeve në fuqi
- Vendi i punës (lokacioni) përcaktohet sipas nevojës.
Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes, ndërsa dokumentacioni në fotokopje të vërtetuara të dërgohen në adresën: Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit.
Dokumentacioni i pakompletuar dhe që arrin pas afatit të caktuar nuk do të merret në shqyrtim. Aplikacionin mund ta merrni në zyrën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit.
Apliko këtu