Mirëmbajtje / Pastrim (M/F/D)
Data e publikimit
25-11-2024
Data e perfundimit
01-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
MIRËMBAJTJE/ PASTRIM (M/F/D)
Orar të plotë / 40 orë në javë / Fshati Mramor, Prishtinë, Kosovë
FOUR PAWS është organizatë globale e mirëqenies së kafshëve, për kafshët të cilat janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të njeriut, e cila zbulon vuajtjet, shpëton kafshët në nevojë dhe i mbron ato. Zbuloni më shumë rreth fushatave dhe projekteve tona të qëndrueshme në www.four-paws.org.
Dëshironi të kontribuoni për diçka domethënëse dhe të punoni me ne përgjatë misionit tonë? Ky është shansi juaj. Ne po kërkojmë njerëz të përkushtuar për të pasuruar në ekipin tonë.
Kontributi juaj do të jetë
- Sigurimi që të gjitha hapësirat të pastrohen dhe dezinfektohen siç duhet, në mënyrë që anëtarët e stafit dhe vizitorët të gëzojnë një mjedis pune të pastër dhe higjienik.
- Pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të përbashkëta që përdoren nga anëtarët e stafit dhe vizitorët, si p.sh. ndërtesa e zyrave, sallat e konferences, restoranti, dyqani, tualetet etj.
- Pastrimi i të gjitha hapësirave publike dhe hapësirave të zyrave duke fshirë me fshesë me korrent dhe lustruar dyshemetë, pastruar dritaret, fshirë pluhurat nga të gjitha sipërfaqet, pastruar dhe dezinfektuar tualetet.
- Zbrazja e rregullt e koshave të mbeturinave në zyra, korridore dhe tualete.
- Sigurimi që tualetet të jenë të pajisura siç duhet me letër higjienike, peshqirë letre, sapun dhe dezinfektues duarsh.
- Karikimi i të gjitha pajisjeve të nevojshme për pastrim.
- Mirëmbajtja dhe pastrimi i të gjithë pajisjeve të përdorura për qëllime pastrimi.
Profili i kërkuar
- Eksperiencë e mëparshme pune si staf i mirëmbajtjes
- Patentë shoferi është një plus
- Aftësi bashkëpunimi
- Afinitet i madh me mirëqenien e kafshëve, vizionin dhe misionin FOUR PAWS
Oferta jonë përfshin
- Mundësinë për të kontribuar vërtet në mirëqenien globale të kafshëve
- Një ekip shumëkombësh me frymën e të qenit ONE FOUR PAWS
FOUR PAWS është e përkushtuar për një botë në të cilën njerëzit i trajtojnë kafshët me respekt, ndjeshmëri dhe mirëkuptim, dhe beson në të njëjtat vlera për njerëzit: ne inkurajojmë fuqimisht kandidatët me prejardhje të ndryshme dhe përvoja të jetuara të aplikojnë ndërsa mirëpresim të gjithë ata që duan të mbështesin misionin tonë. Ju lutemi kontaktoni [email protected] nëse keni nevojë për ndihmë për të aplikuar në këtë pozitë.
Bëhuni pjesë e një kauze të mirë dhe aplikoni për sfidën tuaj të radhës profesionale me CV-në tuaj
Znj.Fitore Berisha
Menaxhere e Financave dhe Administrates PYLLI I ARINJVE Prishtina
Email: [email protected]
Ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin aplikimet e tyre për këtë pozitë.