www.ofertapune.net Mirëmbajtëse | PunaIme

Mirëmbajtëse

Kompania

Derand Hotel

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-08-2024

Data e perfundimit

19-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Nëse dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj, ku mund të i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë e juaja personale, të punoni në një ambient të ngrohtë dhe dinamik, atëherë tani është rasti i juaj. Me lokacion në qendër të Prishtinës, në lagjen Lakrishte, Rr. Tirana nr.31., në DERAND HOTEL!

Me qëllim të plotësimit të vendit të lirë të punës DERAND HOTEL kërkon staf të kualifikuar dhe profesional për pozitën e caktuar. Ajo çka kërkojmë ne është të jeni të përgatitur profesionalisht, të jeni të përgatitur për sfidat e gastronomisë dhe hotelierisë, të keni paraqitje miqësore, të njihni kërkesat e industrisë, të keni entuziasëm, profesionalizëm dhe të silleni me respekt.

Ne ofrojmë punësim me kontratë afatgjate, ambient komod, të rehatshëm si dhe pagë joshëse. Pozita vijuese për të cilën mund të aplikoni është:

Mirëmbajtëse

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në dhomat, tarracat dhe banjat e hotelit, hollit të gjitha hapësirave të objektit, korridoret e objektit, shkallët e objektit, sallave të konferencave dhe banketeve, ashensorët e objektit, zyrat e administratës, recepcionit, tualeteve, si dhe të gjithë hapësirës publike të hotelit, shpejt, me kujdes të shtuar dhe efikasitet në përputhje me standardet përkatëse;

Përgjegjëse për përdorimin dhe ruajtjen me kujdes të shtuar të çelësit universal të dhomave katit në të cilin punon;

  • Përkujdeset që të parapërgatitet për pastrimin e dhomave dhe banjave të hotelit, ku në karrocën e saj të punës, të furnizohet me kohë me pajisjet dhe materialet e nevojshme për pastrimin e dhomës, duke zëvendësuar në dhomë çarçafët dhe peshqirët e ndotur me të pastër;
  • Përkujdeset rregullimin e shtretërve në dhomë dhe të tërë inventarit të dhomave të hotelit;
  • Përkujdeset për pastrimin dhe dezinfektimin e banjës, zëvendësimin e gjërave sanitare, heqjen e mbeturinave, pastrimin e pluhurit nga mobiliet, pastrimin e tepihut, etj;
  • Përkujdeset për largimin e shisheve të zbrazëta nga dhomat e mysafirëve dhe klasifikimin e tyre në dhomën e pijeve;
  • Përkujdeset që pas pastrimit dhe para largimit nga dhoma, të kontrolloj edhe një herë, për tu siguruar se dhoma është e pastër dhe e gatshme për mysafirët e tjerë;
  • Përkujdeset që për çdo mangësi/defekt, duke përfshirë defektet elektrike apo mekanike në dhomat e klientëve, ti raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;
  • Përkujdeset që gjatë pastrimit të dhomës së klientit, për çdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejt;
  • Përkujdeset që me kërkesën e mysafirëve të bënë pranim-dorëzimin e rrobave të palara dhe dërgimin e tyre në larje-hekurosje;

Kualifikimet dhe aftësitë profesionale

  • Minimum arsimi i mesëm;
  • Shkathtësi të njohjes së punës dhe të mjeteve në pastrimin dhe mirëmbajtjen e dhomave të hotelit;
  • Njohuri bazike të gjuhës angleze;
  • Shkathtësi të menaxhimit të punës nën presion;
  • Të ketë së paku 3 (tri) vite përvojë pune mirëmbajtjen e dhomave të hoteleve me 4 ose 5 yje;

Për të aplikuar në këtë pozitë të lirë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera përcjellëse, duke e përmendur në “Subject” – “Mirëmbajtëse”  për pozitën në të cilën aplikoni. Aplikimi të dërgohet në këtë e-mail: [email protected], dhe përmes telefonit (nëse keni nevojë për më shumë info.): +383 49 987 600

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit!