www.ofertapune.net Mirëmbajtëse e Rrjeteve Sociale / Komunikim me Klientët (4) | PunaIme

Mirëmbajtëse e Rrjeteve Sociale / Komunikim me Klientët (4)

Kompania

Natura Therapy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-05-2025

Data e perfundimit

20-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE – NATURA THERAPY
 
Pozita: Mirëmbajtëse e Rrjeteve Sociale & Komunikim me Klientët (4 pozita të lira)
Lokacioni: Online dhe fizikisht në zyrat tona
Orari: Puna me ndërrime
 
Natura Therapy po zgjerohet dhe kërkon të bashkohet me 4 bashkëpunëtore energjike dhe të përkushtuara, të cilat do të jenë pjesë kyçe e ekipit tonë të marketingut dhe shitjeve online!
 
Detyrat kryesore:
  • Përgjigjja ndaj mesazheve dhe komenteve në rrjetet sociale (Instagram, Facebook, WhatsApp, TikTok)
  • Menaxhimi dhe përpunimi i porosive online
  • Krijimi i raporteve ditore/javore për statistikat dhe performancën e shitjeve online
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave të klientëve për zgjidhje të shpejtë dhe efektive
  • Komunikimi me kujdes dhe profesionalizëm me secilin klient
Puna do të organizohet me ndërrime dhe ndarja e pozicioneve do të bëhet:
  • 2 vende pune fizike në zyrë
  • 2 vende pune online, me fleksibilitet nga shtëpia
Kërkesat:
  • Aftësi shumë të mira komunikuese me shkrim dhe në telefon
  • Përvojë në rrjete sociale dhe menaxhimin e faqeve është përparësi
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata me klientë me profesionalizëm
  • Njohuri bazike në Excel ose Google Sheets për raportime
Ofrojmë:
  • Ambient profesional dhe mbështetje të vazhdueshme
  • Mundësi zhvillimi dhe trajnimi
  • Pagesë e rregullt
Apliko tani!
Dërgo CV-n dhe një mesazh të shkurtër prezantues në emailin: [email protected]
 
Afati i fundit për aplikim: [20.05.2025]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?