www.ofertapune.net Mikserit i Brumit (2), Pjekës/e (3), Punëtor në Paketim (20) | PunaIme

Mikserit i Brumit (2), Pjekës/e (3), Punëtor në Paketim (20)

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-10-2024

Data e perfundimit

20-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim: Mikserit i brumit (2 vende të lira), Pjekës/e (3 vende të lira) dhe Paketim (20 vende të lira)

Lokacioni: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj

 I Mikserit i brumit 

  • Përgatit makineritë e përzierjes, duke u siguruar që ato të jenë të pastra dhe të funksionojnë siç duhet
  • Siguron që përbërësit të maten, të përzihen dhe të përpunohen me saktësi dhe efikasitet për të arritur cilësi të lartë
  • Kontrollon cilësinë e brumit dhe ndjekë të gjitha protokollet e sigurisë dhe cilësisë për të përmbushur qëllimet e prodhimit
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i repartit përkatës

II Pjekës/e

  • Përdorë furrat për të pjekur produkte në temperaturat e duhura dhe për kohën e kërkuar
  • Monitoron procesin e pjekjes dhe rregulloni temperaturat e furrës 
  • Kontrolloni produktet e pjekura për cilësi, duke përfshirë ngjyrën, strukturën etj.
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i repartit përkatës

III Punëtor në Paketim

  • Paketimi i bukës
  • Sistemimi i produkteve
  • Kontrollimi i afateve
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i repartit përkatës

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme
  • E preferuar të ketë provoj paraprake me brumëra
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për të punuar në ekip.
  • Nivel të lartë të integritetit dhe përgjegjësisë në punë.
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 05/10/2024 deri më 05/11/2024.