Edukatore për Qëndrim Ditor
Data e publikimit
04-01-2024
Data e perfundimit
04-04-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Titulli: Edukatore për Qëndrim Ditor
Përshkrimi:
Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitën e mëposhtme:
- Mësuese për qëndrim ditor për nxënësit e klasave 1-5 dhe 6-9 (1 vende pune).
Përgjegjësitë kryesore:
- Përkujdesje për nxënësit e klasave 1-5 dhe 6-9.
- Asistimi i nxënësve me detyrat e shtëpisë dhe përgaditja e planeve dhe materialeve mësimore.
- Planifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve argëtuese dhe edukative.
- Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore ndër të tjera.
- Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
- Menaxhimi i sigurisë shëndetsore të nxënësve.
- Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta.
- Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësit.
- Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.
Kërkesat e profilit:
- Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
- Përvoj pune në edukim për së paku dy (2) vite.
- Njohuri të shkëlqyera në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës për ciklin 1-9.
- Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
- Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën
- Kreativ/e
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Njohuritë në gjuhën angleze janë bonus.
Për aplikime:
Dërgoni CV-n dhe letrën motivuese përmes butonit “Apliko Këtu” ose në [email protected]
Data e fundit për aplikim është 31/01/2024.