Mësues/e (3), Mësimdhënës/e (2), Punëtor/e teknik/e
Data e publikimit
08/09/2020
Data e perfundimit
22-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 ,Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , Udhëzimit Administrativ 10/2018 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Vendi i punёs | Pozita | Kohëzgjatja e Kontratës | Orё pune nё javё
- ShFMU”Rilindja” -Trestenik Mësues/e klase Në kohë të pacaktuar 20 orë
- ShFMU”Fan Noli” Kryshec Mësues/e klase Në kohë të caktuar deri më 31.08.2021 20 orë
- Shfmu”Pjetër Budi“Poqestë Punëtor/e teknik/e Në kohë të pacaktuar 40 orë
- ShFMU”Xhemajl Kada” Mësimdhënës për lëndën e Historisë Në kohë të pacaktuar 20 orë
Zevendesim
5. ShFMU”Xhemajl Kada” Mësues/e klase Zëvendësim i pushimit mjekësor 20 orë
Rishpallje e konkursit
6. ShFMU”Rilindja “ në Trestenik dhe P.N. Lutogllavë Mësimdhënës/e për lëndën e Fizikës Në kohë të pacaktuar 16 orë
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
- Çertifikata e lindjes
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
- Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.
Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 1 , 2 dhe 5 është :
Fakulteti i Edukimit /programi fillor 240 ECTS
Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 3 janë :
Përgatitja e mesme shkollore
Detyrat dhe përgjegjësitë e punëtorit/es teknik/e
- Të kujdeset për higjienën si në shkollë ashtu edhe në objektet e jashtme të shkollës
- Pastron korridoret e institucionit edukativo-arsimore së paku dy here brenda një ndërrimi , ndërsa tualetet pas çdo pushimi të orës mësimore
- Pastron klasat dhe lokalet tjera në tërësi pas mbarimit të mësimit , bankat dhe karriget e nxënësve kurse xhamat e dritareve dhe korridoreve çdo një muaj.Xhamat e zyrave pastrohen çdo javë.
- Bën pregatitjen me kohë të mësonjëtoreve , kurse ndezjen e stufave e bën së paku një orë para fillimit të mësimit
- Nuk lejohet ndëshkimi , fyerja apo injorimi i nxënësve gjatë punës apo personelit tjetër arsimor
- Kryen punë tjera që i urdhëron drejtori ,zëvendës drejtori apo zyrtari administrative I shkollës e që janë në interes për mbajtjen e higjienës në klasë dhe ambientet tjera të shkollës.
Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 4 janë:
- Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS) Sistemi katërvjeçar
- Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)
Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 6 janë :
- Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
- Sistemi katërvjeçar
- Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)
Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.
Afati dhe mënyra e aplikimit;
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 08.09.2020 deri me 22.09.2020
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.
Nëse aplikohet për dy pozita (vendi I lire dhe zëvendësim ) kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.