www.ofertapune.net Mësimdhënës/e të elektroteknikës | PunaIme

Mësimdhënës/e të elektroteknikës

Kompania

Komuna e Fushë Kosovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

20/07/2020

Data e perfundimit

03-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03L-068 , UA Nr.107 2018 dhe në bazë të nenit 8, paragrafi 1,2 të Ligjit të Punës Nr.037 L-212, lidhur me kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së punës dhe duke u nisur nga vendimi i Inspektorit të Punës Nr.01437-25, 20-A ,Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Fushë Kosovë rishpallë:

KONKURS
për këto vende të lira

1. SHML “ MINATORI “ Fushë Kosovë
– 2 (dy ) Mësimdhënës (inxhinjerë ) të elektroteknikës për kohë të caktuar deri më 31.08.2021.

Dokumentacioni i nevojshëm:

– Të jetë banor i Kosovës – letërmjoftimi
– CV
– Çertifikata e lindjes
– Diploma e fakultetit – master i elektroteknikës
– Vertetimi se nuk është nën hetime

Kandidatët do t’i nënshtrohen testit me shkrim që përmban 100 pikë .Kandidatët që marrin
më shumë se 50% të testit me shkrim do të ftohen në intervistën me gojë.

Të gjitha njoftimet do të bëhen përmes Faqes zyrtare të Komunës së Fushë Kosovës, përmes
e-mailit apo tel.

Afati i konkursit është 15 ditë nga shpallja në gazetë.

Dokumentacioni komplet dorëzohet në Arkivin e komunës në katin përdhesë , në ndërtesën e
Komunës së Fushë Kosovës . Adresa : rruga Tahir Zemaj nr .2 – Fushë Kosovë

Shpallja e plote e punes.