Mësimdhënës/e-praktikant/e (20)
Data e publikimit
21/09/2020
Data e perfundimit
24-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 16 të Ligjit Nr. 037L-212 i Punës, lidhur me pranimin e mësimdhënësve praktikantë (me pagesë) për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj, në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta në Komunën e Kaçanikut, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, shpall këtë:
KONKURS
PËR PRAKTIKANTË
Nr. | INSTITUCIONI: SHKOLLAT FILLORE TË MESME TË ULËTA | Numri i Praktikantëve
- Mësimdhënës/e të mësimit klasor | 10
- Mësimdhënës/e të lëndës Teknologjisë Informative | 4
- Mësimdhënës/e të lëndës Gjuhës shqipe | 2
- Mësimdhënës/e të lëndës Matematikë | 2
- Mësimdhënës/e të lëndës Gjuhës angleze |1
- Mësimdhënës/e të lëndës Fizikë | 1
Gjithsej: 20
Pagesa neto për një muaj do të jetë: 280 € (euro).
Detyrat dhe përgjegjësitë për mësimdhënës praktikantë:
- Të bashkëpunoj me mësimdhënës që të realizoj planprogramin mësimor për vendin
përkatës ku është caktuar, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që rregullojnë fushat
përkatëse për vendin e tijfsaj të punës: - Të bashkëpunoj me mësimdhënës dhe zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies:
- Në bashkëpunim me mësimdhënës,të përgatisë me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë.
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare:
- Në bashkëpunim me mësimdhënës, të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve
- Të marrë pjesë aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës
- Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t’i kryejë detyrat që mund t’ia caktojë ailajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:
Për mësimdhënës praktikant, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit
Administrativ të MASHT-it.Nr.1072018 Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të
Përgjithshëm.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin si në vijim: diploma e fakultetit
përkatës, ekstraktin e lindjes, CV- në, letër motivimin dhe kopjen e letërnjoftimit.
Afati dhe mënyra aplikimit.
Formularët e aplikimit merren dhe dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar-Zyra e
Pranimit, kati përdhes.
Të gjitha dokumentet gjatë aplikimit duhet të jenë kopje, ndërsa origjinali duhet të sjellët në
ditën e intervistimit.
Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas afati nuk do të shqyrtohen. Komisioni për shqyrtimin e konkursit i njofton kandidatët për seleksionim dhe intervistim përmes, postës elektronike (e-mail) ose tabelës së shpalljeve publike.
Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data e shpalljes në tabelën e shpalljeve dhe në Web-
faqen e komunës prej 17.09.2020 deri 24.09.2020.