www.ofertapune.net Mësimdhenës/e për lëndën e psikologjisë | PunaIme

Mësimdhenës/e për lëndën e psikologjisë

Kompania

Komuna e Ferizajt

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

15/06/2020

Data e perfundimit

29-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Mbështetur në nenin 8, të Ligjit të Punës, neni 35 paragrafi 1,4 dhe 5 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04)L-032, neni 5 pika c, i Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ të MASHT ,it nr.1072018. Normativi për Kuadrin e Arsimit të përgjithshëm dhe sipas Vendimit nr. 68720 të Inspektoratit të Punës në Ferizaj, për shpalljen e konkursit publik për lëndën e Psikologjisë në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” Drejtoria e Arsimit shpall:

KONKURS
Për mësimdhënës

Në shkollën e mesme Gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj:
– Një mësimdhënës për lëndën e psikologjisë.

Kushtet: Për vendet e punës për mësimdhënës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimeve Administrativ të shënuara më lartë të MASHT- Normativi për kuadër në arsimin e përgjithshëm.

Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit. Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:

  • Diplomën e fakultetit, kopje e vërtetuar,
  • Çertifikatën e lindjes,
  • Letërnjoftimi kopje,
  • Dëshminë se nuk është në procedurë hetimore ose nën hetime.

Kohëzgjatja: Kontrata e punës fillon nga data e fillimit të punës, deri më 31.08.2021. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.

Dokumentet nuk kthehen.

Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit, në tabelën e shpalljeve, në vveb faqen e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruara të informimit, duke filluar prej datës 15.06.2020, deri më 29.06.2020.