www.ofertapune.net Mësimdhënës/e për Lëndën e Edukatës Fizike | PunaIme

Mësimdhënës/e për Lëndën e Edukatës Fizike

Kompania

Komuna e Rahovecit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Rahovec

Data e publikimit

18/06/2021

Data e perfundimit

02-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të në nenit 68 të Ligjit Nr. 06L-114 për Zyrtaret Publik , Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Nr.04/L-032,të datës 29.08.2011, nenit 34 dhe 35, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nr.03/L-068, neni 5,paragrafi c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it. Udhëzimit Administrativ te MASHT-it Nr.10/2018, Për Normativ për Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec shpall:

Konkurs

Për plotësimin e 1 pozite të lirë të punës me kuadër profesional të arsimit, për vitin shkollor 2020/2021:

Mësimdhënës/e për Lëndën e Edukatës Fizike-Sportet dhe Shëndeti ( zëvendësim lehone ).

Kushtet për konkurrim:

Për vendin e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional sipas U.A.10/2018, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e diplomës së fakultetit të kryer, të noterizuar,
  • Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

Mënyra e aplikimit:

Dokumentacioni i aplikimit, dorëzohet në kopje fizike së bashku me formularin e aplikimit në DKA. Formulari i aplikimit merret /shkarkohet nga linku: https://konkursi.rks-gov.net

Lista Pritëse:

Kandidatët të cilët grumbullojnë më shumë se 60 pikë, hynë në Listën pritëse si kandidat fitues, dhe nëse paraqitet nevoja për ndonjë pozitë të lirë–Mësimdhënës/e për Lëndën e Edukatës Fizike-Sportet dhe Shëndeti, kanë të drejtë të punësohen. Lista pritëse vlen vetëm gjatë vitit 2021.

Themelimi i marrëdhënies së punës:

Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës .

Aplikimi në konkurs:

Afati i aplikimit fillon nga data 18.06.2021 dhe zgjat 15 ditë kalendarike dhe atë deri me datë 02.07.2021, deri ne ora 16:00.