Mësimdhënës/e, Mësues/e
Data e publikimit
09/11/2020
Data e perfundimit
20-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Mbështetur në Ligjin e Punës nr 037L-212 neni 8, Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 041L-032 neni 35 paragrafi 1,4 dhe 5, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr.1072018 Normativi për Kuadrin e Arsimit të përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit shpall:
KONKURS
Në SHFMU “Visar Dodani” në Varosh:
Një mësimdhënës/e për Edukatë fizike
Në SHFMU “ Gjon Serreçi” në Ferizaj:
Një Mësues/e klase në zëvendësim
Kushtet: Për vendet e punës për mësimdhënës kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimeve Administrative të lartshënuara të MASHT-it, Normativi për kuadër në arsimin e përgjithshëm.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët me përgatitje profesionale përkatëse.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
- Diplomën e fakultetit, kopje e vërtetuar,
- Certifikatën e lindjes,
- Letërnjoftimi kopje,
- Dëshminë që nuk jeni nën hetime ose në procedurë hetimore.
Kohëzgjatja e kontratës së punës fillon nga data e fillimit të punës dhe vazhdon deri më 31.08.2021, ndërsa për vendin në zëvendësim, deri në kthimin e mësimdhënëses nga pushimi pa pagesë.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni.
Dokumentet nuk kthehen.
Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit, në tabelën e shpalljeve, në web faqen e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruara të informimit, duke filluar prej datës 06.11.2020, deri më 20.11.2020.