www.ofertapune.net Mësimdhënës/e i/e lëndëve mjekësore | PunaIme

Mësimdhënës/e i/e lëndëve mjekësore

Kompania

Komuna e Pejës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

24/10/2020

Data e perfundimit

06-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 ,Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,  Udhëzimit Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e  Arsimit Profesional, Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Vendi i punёs | Pozita | Kohëzgjatja e Kontratës | Orё pune nё javё

  • ShM e Mjekësisë | Mësimdhënës/e I lëndëve mjekësore | Në kohë të caktuar deri me 31.08.2021 | 20 orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 05/2015) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për këtë pozitë janë :

Fusha : Shëndetësi

  • Mjeku specialist
  • Mjeku

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit  Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.

Afati dhe mënyra e aplikimit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 23.10.2020 deri me 06.11.2020

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.