www.ofertapune.net Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane (4), Mësimdhënës/e në Lëndën e Matematikës | PunaIme

Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane (4), Mësimdhënës/e në Lëndën e Matematikës

Kompania

Gutenberg Academy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-09-2024

Data e perfundimit

05-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

AKADEMIA PROFESIONALE GUTENBERG SH.A

GUTENBERG ACADEMY

Rr. Prekazi, Objekti CIMA

Hyr.B, Perdhese, Lok. Nr 1, Mati 1

Prishtinë

Tel: 044 41 41 41

Numri Fiskal: 811866922

KONKURS :

PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS:

  • Mësimdhënës/e: Gjuhë Gjermane
  • Mësimdhënës/e: Matematikë

05 SHTATOR 2024

Kush jemi ne?

  • Gutenberg Academy është akademi e gjuhëve të huaja që u përgjigjet kërkesave të kohës dhe nevojave të brezave të sotëm dhe të ardhshëm duke ju ofruar edukim të vazhdueshëm, programe arsimore profesionale dhe cilësore për të përmbushur nevojat bashkëkohore të komunitetit dhe tregut të punës.
  • Gutenberg Academy është ofrues i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në Kosovë për ofrimin e kurseve të gjuhës Gjermane dhe Angleze.
  • Gutenberg Academy ofron përkthime profesionale të gjuhëve të ndryshme dhe konsulencë për studime jashtë vendit.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Kushte të shkëlqyeshme të punës.
  • Ambient shumë të mirë të punës në aspektin profesional, njerëzor dhe infrastrukturor.
  • Pagesë të niveleve të larta.

Çfarë po kërkojmë?

  • Mësimdhënës/e për gjuhë Gjermane (4 pozita)
  • Mësimdhënës/e në lëndën e matematikës

Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë i diplomuar së paku në nivelin Bachelor
  • Përvojë pune për mësimdhënie/trajnime me fëmijë dhe të rritur
  • Interesim dhe gatishmëri për të punuar me punë honorari.
  • Fleksibilitet në aspektin e angazhimeve kohore.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikative për të krijuar raporte ndërpersonale me nxënësit
  • Të ketë aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me përpikëri dhe brenda afatit të përcaktuar kohor

Si mund të aplikoni?

Dokumentet e juaja të aplikimit (CV, letrën motivuese, të dyja në gjuhën përkatëse), si dhe dokumentet tjera shtesë (diploma, dëshmi te përvojës se punës, referenca) i dorëzoni në Gutenberg Academy përmes adresës elektronike në [email protected] deri me datën 05/10/2024.

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i Gutenberg Academy!