Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Angleze, Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane
Data e publikimit
18-07-2024
Data e perfundimit
07-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
MindBulb Education – Thirrje për Aplikime për Mësimdhënës/e të Gjuhës Angleze dhe Gjermane
Rreth MindBulb Education
MindBulb Education është një shkollë private që ofron kurse të gjuhëve të huaja, kurse të matematikës dhe të mësimit plotësues ndër të tjera. Qëllimi i MindBulb Education është të ofroj mësim të cilësisë së lartë duke përdorur metodat më inovative dhe interaktive të të mësuarit. Përgjatë kurseve, MindBulb Education synon të zhvilloj te nxënësit aftësi të buta, të tilla si komunikimi efektiv, puna në grup, mendimi kritik dhe kreativiteti në mënyrë që të i përgatis ata për tregun e punës në të ardhmen.
Rreth Rolit
Ne jemi në kërkim të mësimdhënësve të përkushtuar për pozitat e mëposhtme:
- Mësimdhënës/e të gjuhës angleze
- Mësimdhënës/e të gjuhës gjermane
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Planifikimi dhe përgatitja e planeve dhe materialeve mësimore.
- Zhvillimi i njësive mësimore në mënyrë kreative dhe lehtë të kuptueshme duke ndjekur metodat e MindBulb Education.
- Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore.
- Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
- Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta mbi përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.
- Sigurimi i një larmie materialesh dhe burimesh mësimore për përdorim në aktivitetet edukative.
- Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësve.
- Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
- Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja në takime me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara.
Rreth Teje
Kualifikimet e kërkuara për këtë rol përfshijnë:
- Diplomë universitare në fushë relevante ose të qenurit student aktiv në vitin e tretë ose katërt të studimeve BA.
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze ose gjermane.
- Përvojë pune në mësimdhënie ose fushë të ngjashme.
- Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën dhe për zhvillim profesional.
- Kreativitet dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe menaxhimi.
Çka përfitoni ju?
- Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
- Një ambient pune mbështetës dhe inovativ.
- Pagë konkuruese.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe një përgjigje të pyetjës “Pse është kjo punë e vlefshme për Ju?” në adresën elektronike: [email protected] ose aplikoni përmes butonit ‘Apliko Këtu‘. Ju lutemi të siguroheni që aplikimi juaj të jetë i plotë në të kundërt aplikimi nuk do të konsiderohet.
Data e fundit për aplikim: 07 gusht, 2024.