www.ofertapune.net Mësimdhënës/e dhe Bibliotekist/e (21) | PunaIme

Mësimdhënës/e dhe Bibliotekist/e (21)

Kompania

Komuna e Gjakovës

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

19/11/2020

Data e perfundimit

03-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e dhe Bibliotekist/e

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Teknologji Informative në SHFMU “Fehmi Agani” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Teknologji Informative në SHFMU “Mazllum Këpuska” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 14 orë mësimi në javë, lënda Gjuhës Angleze në SHFMU “Shaban Golaj” në Lipovec;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Pjetër Bogdani” në Demjan 2;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Engjëll Gjoni” në N. e Ulët;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Anton Çeta” në Dol;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Dëshmorët Lleshi” në Doblibare;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Isa Boletini” në Osek Hylë;
  • Zëvendësim: Mësimit Klasor në SHFMU “Selman Riza” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë në SHFMU ”Kongresi i Manastirit” në Demjan 3;
  • Zëvendësim: 10 orë mësimi në javë, lënda Matematikë në Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë në Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë në shkollën “Mazllum Këpuska” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Histori-Ed.qytetare në SHFMU “Hamëz Cena” në Demjan 1;
  • Zëvendësim: Edukatore Mbështetëse në IP “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë të lëndëve profesionale Dizajn i Veshjeve në SHMLT “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë të lëndëve profesionale Rrobaqepësi në SHMLT “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: Mësimdhënës Mbështetës në shkollën “Zekeria Rexha” Gjakovë;
  • Zëvendësim: Bibliotekist/e në SHMU ”Mazllum Këpuska” në Gjakovë;
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë për lëndët e Farmacisë në shkollën “Hysni Zajmi” në Gjakovë.

Institucioni: Komuna e Gjakovës
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (21) njëzetenjë
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit arsimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.06/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka);
  • Nëse kandidati/ja ka interes të aplikoj në më shumë vende, atëherë duhet të bëj aplikim të ri për secilën shkollë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentacionet e kërkuara);

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 19.11.2020 deri 03.12.2020 (16:00 Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë,

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

-Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.