Mësimdhënës/e (68)
Data e publikimit
24/09/2020
Data e perfundimit
30-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 16 dhe 62 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/040, Ligjit të punës Nr 03/L-212, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, neni 5 pika C, Statutit të Komunës së Lipjanit, U.A Nr. 10/2018 (MASHT) dhe U.A Nr. 07/2017 (MPMS), Drejtoria Komunale e Arsimit në Lipjan rishpall:
KONKURS
për plotësimin e listës rezervë me mësimdhënës/e për profilet:
- Parashkolloret 5 pozita;
- Programi fillor 30 pozita;
- Gjuhë Shqipe 6 pozita;
- Gjuhë Angleze 3 pozita;
- Gjuhë Gjermane 2 pozita;
- Matematikë 5 pozita;
- Fizikë 2 pozita;
- Kimi 2 pozita;
- Biologji 2 pozita;
- Histori 2 pozita;
- Gjeografi 2 pozita;
- Ed. Qytetare 2 pozita;
- TIK 2 pozita;
- Elektro 1 pozitë;
- Bujqësi 1 Pozitë;
- Makineri 1 pozita;
Kushtet e kërkuara:
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Aplikacioni i plotësuar (merret në komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë sporteli nr. 3);
- Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Diplomë (Çertifikatë) fotokopje të vërtetuar nga organi përkatës
- Certifikata që nuk jeni nën hetime.
- Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).
Kriteret e kualifikimit:
Përgatitje adekuate profesionale, në bazë të normativit 10/2018 (MASHT),
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
Si informata të sakta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Për intervistë do të ftohet ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të lartcekura.
Informimi i kandidatëve aplikues rreth mbajtjes së testit me shkrim, intervistës me gojë dhe shpallja e rezultateve do të bëhet në Web faqen e Komunës së Lipjanit https://kk.rks-gov.net/lipjan/ dhe në tabelën e shpalljeve.
Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë do të jetë në varësi të rasteve vakante në shkolla si dhe rasteve të mësimdhënësve me probleme shëndetësore që paraqiten gjatë vitit shkollor 2020/2021.
Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit.
Dokumentet e pranuara nuk kthehen.
Apliko këtu