www.ofertapune.net Mësimdhënës/e (34), Edukator/e (2) | PunaIme

Mësimdhënës/e (34), Edukator/e (2)

Kompania

Komuna e Gjilanit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

04/11/2020

Data e perfundimit

18-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 0772017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Gjilan shpallë këtë :

KONKURS 
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU)

SHFMU “Thimi Mitko” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i lëndës së historisë për 10 orë, pushim i lehonisë deri më 28.02.2021
Një mësimdhënës/e i lëndë së kimisë, pushim pa pagesë deri më 30.04.2021
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, pushim i lehonisë prej datës 02.11.2020

SHFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan
Një edukatore
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, pushim i lehonisë deri më 28.02.2021
Një mësimdhënësve i ciklit klasor, pushim pa pagesë deri më 31.10.2021

SHFMU “Liria” në Pogragjë
Një mësimdhënësve, e lëndës Edukatë Fizike me 16 orë, deri me 31.08.2021

SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër
Një mësimdhënësve i ciklit klasor, pushim i lehonisë, prej datës 15.11.2020

SHFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor me kohë të caktuar ( vendi i drejtorit të shkollës)
Një mësimdhënës/e i lëndës Edukatë Qytetare 3 orë me plotësim norme 9 orë Mësim Zgjedhor deri më 30.06.2021

SHFMU” Ibrahim Uruqi” në Bresalc
Një mësimdhënës/e i lëndës edukatë qytetare për 13 orë, pushim i lehonisë deri me datën 31.03.2021
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, pushim i lehonisë, prej datës 01.12.2020

SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor deri me 31.08.2021

SHFMU “Afërdita” në Kishnapole
Një mësimdhënës/e i lëndës së fizikës 14 orë në Kishnapole dhe Sllakove

SHFMU “Vatra e Diturisë” Livoq i Epërm
Një mësimdhënës/e i lëndës së TIK-ut me 10 orë plotësim norme 10 orë në SHFMU ”Agim Ramadani” në Zhegër deri me datën 31.08.2021
Një mësimdhënës/e i lëndës Edukatë Qytetare 10 orë me plotësim norme 3 orë Mësim Zgjedhor deri 31.08.2021

SHFMU “Skënderbeu” në Gjilan
Dy mësimdhënës/e i ciklit klasor në paralelen e ndarë në Verbicë deri me datën 31.08.2021

SHFMU “Feta Qerimi” në Vërbicë të Zhegocit
Një mësimdhënës/e i lëndës së gjuhës angleze 10 orë, pushim pa pagesë deri 30.09.2021
Një mësimdhënës/e i lëndës së fizikës me 16 orë, në paralelen e ndarë Zhegoc deri më 31.08.2021

SHFMU “Vesel Muji” në Mihir
Një mësimdhënës/e i ciklit klasor, pushim pa pagesë deri më 31.05.2021

SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan
Një edukator/e

SHFMU “Abdulla Tahiri” në Malishevë
Një mësimdhënës/e i lëndës së Gjeografisë me 10 orë deri me 31.08.2021
Një mësimdhënës/e i lëndës së Historisë, pushim i lehonisë deri me 31.12.2020

SHFMU e Muzikës
Dy mësimdhënës/e për lëndën Kitarë, njëri me 20 orë dhe tjetri me 10 orë deri me 31.08.2021
Një mësimdhënësve për lëndën Piano, me 20 orë, pushim pa pagës deri më
31.08.2021
Një mësimdhënës/e për lëndën Trompetë , me 10 orë, deri me 31.08.2021
Një mësimdhënës/e për lëndën Perkusione, me 10 orë, deri me 31.08.2021
Një mësimdhënës/e për lëndën Violinës , me 20 orë, deri me 31.08.2021

SHFMU “Zija Shemsiu” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i lëndës së gjuhës gjermane me 11 orë, plotësim norme në SHFMU”Liria” me 8 orë, deri me datën 31.08.2021

SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Poshtëm
Një mësimdhënës/e i lëndës së gjuhës gjermane me 8 orë, plotësim norme në SHFMU ” Afërdita” me 7 orë, deri me datën 31.08.2021
Një mësimdhënës/e i lëndës së gjuhës shqipe 6 orë dhe 4 mësim zgjedhor, deri me 30.06.2020

18. SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i lëndës së Matematikë, Fizikë dhe Tik me 19 orë, pushim i lehonisë deri me 06.01.2021, plotësim norme në Gjimnazin ” Xhavit Ahmeti” dhe SHFMU”Nazim Hikmet” paralelet me mësim në gjuhën Turke.

Shkolla e Mesme e Lartë (SHML)

SHMLE” Marin Barleti” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i lëndës së TIK-ut, me 16 orë, në kohë të caktuar deri me 31.08.2021

SHMLM ”Dr.Asllan Elezi” në Gjilan
Një mësimdhënës/e për lëndë mjekësore, me 10 orë me kohë caktuar deri me 31.08.2021

SHMGjimnazi ”Zenel Hajdini” në Gjilan
Një mësimdhënës/e i lëndës së artit , pushim i lehonisë deri më 31.03.2021

SHML e Muzikës
Një mësimdhënës/e i lëndës së Pianos, me 10 orë me kohë të caktuar deri me 31.03.2021

Vërejtje: Kontratat e punës përveç atyre që janë pushim i lehonisë dhe pushim pa pagesë lëshohen deri më 31.08.2021. Pas skadimit të këtyre kontratave që lëshohen deri me
31.08.2021 për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e
punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për
vitin shkollor 2021172022, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të
pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit para universitar dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT (UA Nr.1072018) , Udhëzimin Administrativ MASHT, nr.0572015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional si dhe procedurave të përcaktuara për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kualifikimi për Fdukatorëjse dhe Mësimdhënëse: kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 1272018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet c punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 04.11.2020 deri më datë 18.11.2020 (ora: 16:00).

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi. Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim. Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve në Gjilan.

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur emrat e shkollave ku aplikon.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50Y6 të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar,

Vërejtje: Për shkak të rrethanave të Pandemisë — Covid 19, Testi me shkrim dhe Intervista me gojë do të realizohen sipas “Rekomandimeve dhe Udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik) dhe MSH (Ministrisë së Shëndetësisë).

⇒ Shpallja e plote.