www.ofertapune.net Mësimdhënës/e (19) | PunaIme

Mësimdhënës/e (19)

Kompania

Komuna e Dragashit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Dragash

Data e publikimit

02/08/2020

Data e perfundimit

13-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr.03/L-068, Udhëzimit Administrativ (MASHT) nr.10/2018 të datës 20.07.2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr.05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT nr.231/01B të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpall:

KONKURS– i rregullt

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për arsimin parafillor, fillor të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2020/2021.

SHFMU “9 Maji” Rapçë 

  1. Një mësimdhënës për muzikë

SHFMU “Zenuni” Brod 

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor
  2. Një mësimdhënës për Fizikë
  3. Një mësimdhënës për Biologji
  4. Një mësimdhënës për art figurativ

SHFMU “Svetlost”- Krushevë 

  1. Një mësimdhënës për Kimi
  2. Një mësimdhënës për mësim klasor në Zlipotok

SHFMU “Restelica” 

  1. Një mësimdhënës për Matematikë
  2. Një mësimdhënës për Fizikë (12 orë)
  3. Një mësimdhënës për Kimi (10 orë)
  4. Një mësimdhënës për Histori
  5. Një mësimdhënës për Gjeografi
  6. Tre mësimdhënës për mësim klasor

SHFMU ” 28 Nëntori”- Bresanë 

  1. Tre mësimdhënës për mësim klasor (deri sa punëtoret të kthehet nga pushimi i lehonisë)

SHFMU ” Shaban Shabani ” Llopushnik 

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor në Pllavë ( deri sa punëtoret të kthehet nga pushimi i lehonisë )
  2. Një mësimdhënës për mësim klasor në Pllavë

SHFMU ” Fetah Sylejmani” Dragash

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor në Shajne

SHML”Ruzhdi Berisha” Dragash
Mësimi në gjuhën boshnjake

  1. Një mësimdhënës për lëndë gjuhë shqipe ( deri sa punëtori Selim Kryeziu ta përfundon mandatin politik si zavëndës ministerë ose nëse emrimi nuk ndërpritët më herët)

Mësimi në gjuhën boshnjake

  1. Një mësimdhënës i lëndës së praktikës profesionale në profilin arsimor Infermjeri i përgjithshëm

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në DKA ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse.);
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit ose pasaportës);
  • Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj;
  • Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës , duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 01.09.2020, por në varësi të lirimit real të vendit të punës në IEAA (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Vërejtje: Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Shpallja e plote e punes.