www.ofertapune.net Mësimdhënës/e (12) | PunaIme

Mësimdhënës/e (12)

Kompania

Komuna e Rahovecit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Rahovec

Data e publikimit

11/08/2020

Data e perfundimit

24-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Për plotësimin e vendeve të lira të punës me kuadër profesional të arsimit, për vitin shkollor 2020/2021

SHFMU”Isa Boletini“ në Rahovec.
– Dy mësimdhënës/e për Program Fillor
– Një mësimdhënës/e për lëndën e Gjeografisë me kohë të caktuar deri më 31.08.2021, për
10 orë mësimi në javë.

SHFMU”Haki Stërmilli” në Zoqisht
– Dy mësimdhënës/e për Program Fillor, paralelja e ndarë fizike në Retijë.

SHFMU” Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq
– Një mësimdhënës/e për Program Fillor.

SHFMU’”Liria” në Fortesë
– Një mësimdhënës/e për Program Fillor.

SHFMU” Skënder Kastrati ”në Malësi të Vogël
– Një mësimdhënës/e për Program Fillor, paralelja e ndarë fizike në Gexhë.

SHFMU”Bekim Sylka” në Rahovec
– Një mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ,për 10 orë mësimi në javë.
– Një mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës Muzikore, për 10 orë mësimi në javë dhe 10
orë mësimi në javë në SHUM’Faik Sylka” në Rahovec.

Në SHFMU-të e komunës së Rahovecit
– Dy mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Gjermane.

Kushtet për konkurim:

Për vendet e punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas U.A.1072018, Udhëzimi Administrativ për Normativ mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm), ndërsa kualifikimet tjera që nuk janë në përputhje me këtë udhëzim administrativ nuk do të merren në konsideratë.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen duke ia bashkangjitur dokumentet përkatëse , në
zyrat e DKA-së.

Dokumentet e nevojshme:

  • Kopjen e noterizuar të diplomës së fakultetit të kryer,
  • Kopjet e çertifikatave të trajnimeve me bazë në shkollë.
  • Kopjen e ekstraktit të lindjes.
  • Dëshminë se nuk jeni nën hetime

Informata shtesë:

  • Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
  • Dokumentet pranohen deri më datë,24.08.2020, deri në ora 15.00.
  • Intervistimi me shkrim i kandidatëve bëhet më datën 26.08.2020, në objektin e
    SHMLP”Selajdin Mullaabazi-Mici” në Rahovec, duke filluar nga ora 10.00.
  • Intervistimi me gojë i kandidatëve do të realizohet me datë, 31.08.2020, në DKA duke
    filluar nga ora 09.00.

Shpallja e plote.