www.ofertapune.net Merchandiser, Vozites, Financier/e, Shitës Ambulant, Shitës Ambulant - Barnatore | PunaIme

Merchandiser, Vozites, Financier/e, Shitës Ambulant, Shitës Ambulant – Barnatore

Kompania

Vitaminka Trade

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-02-2023

Data e perfundimit

05-01-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Avansues i shitjes – Merchandiser

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

    Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

  Vozites Kategoria B, C,

  Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
  • Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B
  • Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1
  • Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion.

 


    Financier/e (Prodhim)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbulon kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
  • Kontrollon regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
  • Rakordon kartelat me klientët dhe furnitorët sipas rastit;
  • Harton dhe raporton raportin ditor të borxheve;
  • Regjistron deklaratat e importit dhe përllogaritë kostot e importit për produkte;
  • Bën përgatitjen e deklarimeve (përfshirë edhe TVSH-në) dhe i dërgon për aprovim te Menaxheri

      Kualifikimet e kërkuara:

  • Te kete te perfunduar fakultetin ekonomik, drejtimi banka, financa dhe kontabilitet;
  • Te kete njohuri te avancuara per kontabilitet
  • Pervoje pune minimum 3 vjet. Referenca nga punedhenesi i meparshem – perparesi
  • E preferueshme certifikimi per kontabilist/e
  • Njohja e gjuhes angleze dhe sërbokroate perparesi
  • I/e afte per pune me program te kontabilitetit.

Shitës ambulant Barnatore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimi I produkteve dhe ofertave të kompanisë.
  • Mirëmbajtja e marrëdhieneve me klientët ekzistues.
  • Identifikimi I blerësve potencial.
  • Realizimi I planit të shitjes në baza javore dhe mujore.
  • Të raportoj në mënyrë periodike mbi ecurinë e shitjes dhe realizimin e objektivave të caktuara.

Kualifikimet e kërkuara

  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Patent shofer të kategorisë B.
  • Përvojë pune me barnatore minimum 1 vit.

Shitës ambulant

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
  • Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion;

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]

Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Financiare, Shites ambulant etj…).

Konkursi do jetë i hapur deri me datë 08.03.2023.