www.ofertapune.net Merchandiser (Prishtinë, Pejë) | PunaIme

Merchandiser (Prishtinë, Pejë)

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Pejë , Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë :

KONKURS PUNE

Titulli i Pozites: MERCHANDISER

Lokacioni : Prishtinë (10 pozita) 

                     Pejë  


Detyrët dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Eshtë përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar,
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg,
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan,
  • Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit,
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM,
  • Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon metodën “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara:

 

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplom Universitare ;
  • Minimum 1 vjet përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit dhe prezantimit;
  • Të kenë aftësi të punës në ekip dhe të pavarur;
  • Te jenë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale.

MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre më së largu deri më 17.06.2024, në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozitën dhe lokacionin “Merchandiser – Prishtinë”.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.