Merchandiser (4), Agjent i Shitjes (Ambulantiv)
Data e publikimit
14-05-2025
Data e perfundimit
13-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K, me aktivitet kryesor në shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, veçanërisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Merchandiser
Numri i pozitave: 4
Lokacioni: Prishtinë, Pejë, Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zgjerimi dhe mirëmbajtja e pozicionit dhe ekspozimit të produkteve në pikat e shitjes;
- Sigurimi i informacionit për gjendjen e stokut dhe analizimi i dukshmërisë së produkteve;
- Arritja e objektivave të ekspozimit (facing) sipas planifikimit në terren;
- Vendosja dhe ekspozimi i produkteve jashtë raftit ku ka mundësi;
- Vendosja efektive e materialeve promovuese (POSM) dhe negociimi për pozicione ekskluzive;
- Monitorimi i çmimeve, freskisë së produkteve dhe aplikimi i metodës “First In, First Out (FIFO)”;
- Mbajtja dhe respektimi i standardeve të temperaturës dhe kodimit të produkteve.
Kualifikimet:
- Shkolla e mesme e përfunduar (diploma universitare është përparësi);
- 1-2 vite përvojë relevante në shitje ose merchandising;
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Pavarësi në punë dhe gatishmëri për të punuar në ekip;
- Fleksibilitet dhe adaptim ndaj ndryshimeve në terren;
- Patentë shoferi, kategoria B.
Titulli i Pozitës: Agjent i Shitjes (Ambulantiv)
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shitja, transportimi dhe prezantimi i produkteve të kompanisë sipas planit të caktuar të shitjes;
- Vizita të rregullta dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët;
- Prezantimi i produkteve të reja dhe informimi i rregullt i klientëve për risitë, ofertat dhe ndryshimet në linjën e produkteve;
- Raportimi i rregullt te departamenti i shitjes;
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të brendshme;
- Monitorimi i konkurencës dhe analizimi i tendencave të tregut;
- Realizimi i detyrave të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimet:
- Shkolla e mesme e përfunduar (diploma universitare është përparësi);
- Minimum 1-2 vite përvojë në fushën e shitjes;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, negocimit dhe prezantimit;
- Patentë shoferi, kategoria B;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;
- Fleksibilitet ndaj kërkesave dhe ndryshimeve në treg.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më 13.06.2025, në butonin “Apliko Këtu” ose adresën e e-mailit: [email protected].
Ju lutem, në subjekt të e-mailit specifikoni qartë pozitën dhe lokacionin për të cilën aplikoni, p.sh.:
“Merchandiser – Prishtinë” ose “Agjent i Shitjes – Gjilan”.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.