www.ofertapune.net Merchandiser | PunaIme

Merchandiser

Kompania

Coca Cola HBC Kosovo

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

25-01-2024

Data e perfundimit

09-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

MERÇANDAJZER (Prizren)

RRETH EKIPIT TUAJ TË RI:

Jemi një familje me mbi 28 mijë persona të angazhuar. Secili prej nesh është ai përbërësi sekret i Coca-Cola HBC – një prej mbushësve më të mëdhenj të shisheve në botë dhe partner i The Coca-Cola Company. Misioni ynë i përditshëm është të kënaqim mbi 600 milionë konsumatorë duke ofruar një zgjedhje prej mbi 190 markave ikonike globale dhe të preferuara lokale në momentet që kanë rëndësi, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ne jemi një ekip vërtet i fuqizuar dhe i talentuar që drejton rezultate superiore duke fituar dhe mësuar çdo ditë në 28 vende, në 3 kontinente. Suksesi jonë vjen nga ne duke punuar së bashku si një për të bërë një ndryshim pozitiv për komunitetet lokale të cilave u shërbejmë.

A JENI JU KY?

  • Preferoj punën në terren sesa në zyrë, jam i pasionuar pas shitjeve
  • Bashkëpunoj mirë me ekip dhe kënaqem duke punuar çdo ditë me një gamë të larmishme njerëzish
  • Jam i fokusuar tek klientët dhe ndërtoj marrëdhënie besimi
  • Jam i orientuar nga rezultatet dhe përshtatem shpejt me mjediset dinamike
  • Jam i etshëm për vetë-përmirësim dhe zhvillim profesional
  • Vlerat e mia të forta dhe integriteti më udhëheqin në punën time
  • Ndihem rehat të përveshë mëngët për të kryer gjërat
  • Kam diplomë të shkollës së mesme
  • Kam patentë shoferi valid
  • Mund të lëvizi nëpër vend

PËRGJEGJËSITË TUAJA KRYESORE SI MERÇANDAJZER

  • Misioni ditor i juaji: të bëni vizita të rregullta në pikat e shitjes në terren në përputhje me planin e vizitave dhe itineraret e dedikuara
  • Ju do të arrini objektivat duke zbatuar mjetet tona kryesore të shitjeve dhe aktivizimit
  • Ju do të jeni përgjegjës për vendosjen e pajisjeve, si dhe për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pajisjeve; përgjegjës për zbatimin e standardeve të tregtimit dhe për kryerjen e aktiviteteve promovuese në pikat e shitjes
  • Ju do të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme partneriteti dhe do të gjeni zgjidhjet më të mira për klientët tanë për të arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së klientit
  • Ju do të bashkëpunoni dhe ndani praktikat më të mira me kolegët tuaj për të mbështetur njëri-tjetrin në përmirësimin e aftësive tuaja
  • Ju do të grumbulloni informacione rreth ndryshimeve në treg dhe klientëve, e të gjitha këto për t’iu përshtatur tregut dhe për të propozuar përmirësime të mëtejshme të proceseve dhe rutinave tona
  • Ju do të jeni përgjegjës për plotësimin e të gjitha pozicioneve, ku janë të ekspozuara mallrat e Coca-Cola HBC në pikat e shitjes që ndodhen në itineraret tuaja të standardizuara
  • Ju do të mësoni vazhdimisht dhe do të punoni për zhvillimin tuaj

SI DO TA DINI QË JENI I SUKSESSHËM:

  • Duke përmbushur objektivat në vëllimin e shitjeve, aktivizimin e tregut, kënaqësinë e klientëve, ekzekutimin ditor, kontrollin e pajisjeve
  • Duke pranuar reagime të vazhdueshme nga udhëheqësi, ekipi dhe klientët tuaj