Merchandiser
Data e publikimit
18-01-2024
Data e perfundimit
12-07-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve
ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës : Merchandiser
Lokacionet:
Prishtinë (1 pozitë)
Pejë (1 pozitë)
Suharekë (1 pozitë)
Ferizaj (1 pozitë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë :
- Eshtë përgjegjës/e për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të produkteve të Kompanisë në
pikën apo planin e caktuar; - Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e
produkteve të brendit në treg; - Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të
gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan; - Kërkon mundësi të reja për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, mbanë freskinë e produkteve duke aplikuar
rotacion strikt, dhe i përmbahet standardeve të temperaturës; - Kontrollon freskinë dhe implementon procedurën “First in-First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet dhe njohuritë e kërkuara:
- Diploma e shkollës së mesme (pregaditja Universitare është përparësi);
- Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
- Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
- Të posedoj patentë shoferin, kategoria B;
- Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup;
- Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.
PROCEDURA PËR APLIKIM :
Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: [email protected] .
Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Lokacionin për të cilin aplikoni. Kandidatët të cilët i
plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.
Konkursi qëndron i hapur deri më datë 10 Shkurt, 2024.