Mentor/e i/e fushave STEAM
Data e publikimit
11-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
BONEVET po kërkon individë që t’i bashkangjiten ekipit tonë në pozitën Mentor/e i fushave STEAM. Nëse ju pëlqen puna me fëmijë dhe të rinjë, ftoheni të aplikoni përmes linkut.
Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Të jetë duke studiuar ose të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve.
- Të ketë përvojë në punë me fëmijë (praktikë, aktivitete vullnetare etj.)
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
- Të ketë aftësi të mira organizuese;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar të pasdites nga ora (13:00 – 21:00);
- Të ketë pasion për edukim;
- Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Të krijojë dhe përgatis kurrikulumin/planprogramin e klasës në bashkëpunim me Përgjegjësen për Kurrikulum në BONEVET;
- Të marrë pjesë në trajnime që organizohen në BONEVET për zhvillimin e aftësive mentoruese;
- Të sigurohet që klasa të jetë tërheqëse, argëtuese, me kualitet të lartë, duke vendosur fëmijën në qendër të mësimit dhe të aplikohen metodat e mentorimit të përfituara nga trajnimet.
- Të koordinojë të gjitha aktivitetet për klasë dhe të sigurohet që gjithçka të jetë e përgatitur me kohë;
- Të dërgoj të gjitha informatat e nevojshme tek prindërit për rrjedhën e klasës, mbarëvajtjes dhe rregullave që u duhet përmbajtur;
- Të jetë i/e gatshëm/e të asistoj dhe udhëheqë procese administrative në BONEVET, që kanë të bëjnë me edukim.
Data e fundit per aplikim: 18 nëntor, 2024 ne 23:59 https://forms.gle/mmgfDBTAw9sC3D8i8