www.ofertapune.net Menaxhere/e i/e Projekteve për Barazi Gjinore | PunaIme

Menaxhere/e i/e Projekteve për Barazi Gjinore

Kompania

OJQ Artpolis

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-04-2025

Data e perfundimit

16-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS PUNE: MENAXHERE/E E PROJEKTEVE PËR BARAZI GJINORE

A ke pasion për drejtësinë sociale dhe dëshirë për të ndikuar në transformimin e shoqërisë?
Dëshiron të përdorësh artin si mjet për ndryshim dhe të luftosh dhunën me bazë gjinore?

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet po kërkon një Menaxhere/e të Projekteve për Barazi Gjinore, e/i cili do të zhvillojë dhe zbatojë projekte që promovojnë të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Vendi i punës: Prishtinë
Raporton te: Drejtoresha Ekzekutive
Data e fillimit: 01.05.2025
Kontrata: Deri më 31.12.2025 (me mundësi vazhdimi)
Orari: 09:00 – 17:00

PËRSHKRIMI I PUNËS

Menaxherja/i e/i Projekteve për Barazi Gjinore do të jetë përgjegjëse për zhvillimin, koordinimin dhe implementimin e projekteve që kanë në fokus të drejtat e grave dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Ky rol përfshin bashkëpunim të ngushtë me institucione publike, organizata partnere, komunitetin dhe donatorët për të avancuar çështjet e barazisë gjinore në Kosovë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Zhvillimi dhe Zbatimi i Projekteve

  • Harton dhe zbaton strategjitë dhe planet për promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në përputhje me misionin e Artpolis dhe kërkesat e donatorëve.
  • Hulumton dhe analizon politikat publike që ndikojnë në të drejtat e grave dhe vajzave në Kosovë.
  • Monitoron dhe vlerëson ecurinë e projekteve, duke siguruar raportim të rregullt për progresin dhe rezultatet.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet e projektit të jenë në përputhje me standardet për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Promovimi i Artit për Ndryshim Social

  • Inicion dhe kuron aktivitete artistike, si performanca teatrale dhe fushata ndërgjegjësuese, për të sfiduar normat patriarkale dhe për të fuqizuar gratë.
  • Mbështet aktivitetet e anëtarëve dhe rrjetit të bashkëpunëtorëve të Artpolis.
  • Merr pjesë aktive në fushata vetëdijësuese, lobuese dhe ngjarje publike përfaqësuese, përfshirë takime, konferenca dhe prezantime në media.

Menaxhimi i Partneriteteve dhe Avokimi

  • Koordinon dhe bashkëpunon me organizatat partnere, donatorët, institucionet publike dhe komunitetin për zbatimin efektiv të projekteve.
  • Zhvillon dhe udhëheq iniciativa avokuese në nivel lokal dhe qendror.
  • Angazhohet në procese politikë-bërëse për të promovuar ndryshime ligjore dhe strukturore në favor të të drejtave të grave dhe vajzave.

Zhvillimi i Projekteve dhe Aplikimi për Financa

  • Identifikon mundësi të reja për financim dhe harton propozime për projekte të reja që adresojnë dhunën me bazë gjinore.
  • Harton dhe menaxhon buxhetin e projekteve, duke siguruar transparencë dhe përdorim efikas të fondeve.

Edukimi dhe Vetëdijësimi

  • Organizimi i trajnimeve dhe punëtorive për fuqizimin e grave dhe vajzave mbi të drejtat e tyre dhe mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna.
  • Zhvillon materiale edukative dhe raporte mbi dhunën me bazë gjinore dhe strategjitë e parandalimit të saj.
  • Përcjell dhe analizon trendet globale dhe vendore mbi dhunën me bazë gjinore, duke propozuar masa proaktive për Artpolis.

Monitorimi dhe Raportimi

  • Krijon dhe implementon mekanizma të qarta për matjen e ndikimit të projekteve.
  • Përgatit raporte të rregullta për donatorët dhe për nevojat e brendshme të organizatës.

ÇFARË TË DUHET PËR TË APLIKUAR?

  • Minimum 3 vite përvojë në koordinimin e projekteve për barazi gjinore, të drejtat e grave ose dhunën me bazë gjinore.
  • Diplomë universitare në shkenca sociale, menaxhim kulturor, studime gjinore, drejtësi ose fusha të ngjashme.
  • Aftësi të forta në organizim, menaxhim kohe dhe komunikim.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe dhe angleze (serbishtja është përparësi).
  • Përdorim i shkëlqyer i MS Office dhe mjeteve digjitale të komunikimit.
  • Përkushtim i dëshmuar për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave.

Dëshmi të përvojës si Menaxhere e Projekteve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë një ose disa nga dokumentet e mëposhtme për të dëshmuar përvojën e tyre:

  • Kontrata pune ose dëshmi të angazhimit nga organizatat ku kanë punuar si menaxhere projektesh.
  • Letra reference nga punëdhënës të mëparshëm ose partnerë të projektit, që konfirmojnë përvojën dhe kontributin në projekte për barazi gjinore.
  • Certifikata trajnimesh ose pjesëmarrjeje në programe të menaxhimit të projekteve, të drejtat e grave ose fushën e aktivizmit.
  • Lista e projekteve të realizuara, përfshirë rolin dhe përgjegjësitë në secilin projekt.
  • Raporte të dorëzuara në kuadër të projekteve të mëparshme, që tregojnë menaxhimin efektiv të buxhetit, aktiviteteve dhe rezultateve.

ÇFARË OFROJMË?

  • Pagë konkurruese
  • Sigurim shëndetësor
  • Ambient pune gjithëpërfshirës dhe mundësi për zhvillim profesional
  • Një hapësirë kreative për të ndikuar në ndryshimin social përmes artit dhe aktivizmit

SI TË APLIKOSH?

Dërgo CV-në tënde, letrën motivuese dhe tri referenca në:
[email protected]
Afati i fundit për aplikim: 16.04.2025, ora 24:00

Për më shumë info: www.artpolis-ks.com

Inkurajojmë fuqishëm aplikimet nga gratë, komunitetet jo-shumicë dhe të gjithë ata që ndajnë vlerat tona për barazi dhe drejtësi!