www.ofertapune.net Menaxhere, Arkatare, Kuzhiniere, Mirëmbajtëse (Suharekë) | PunaIme

Menaxhere, Arkatare, Kuzhiniere, Mirëmbajtëse (Suharekë)

Kompania

Heb's

Lokacioni

Therandë

Data e publikimit

15-05-2025

Data e perfundimit

31-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Për pikën tonë të re, ne po kërkojmë të punësojmë staf të përkushtuar dhe entuziast për të qenë pjesë e jona:

Pozita: Menaxhere, Arkatare, Kuzhiniere, Mirëmbajtëse

Lokacioni: Suharekë 

Pozita Menaxhere:

  • Kontrollimi i hyrjeve për të gjitha produktet të cilat hyjnë në lokal duke i verifikuar faturat hyrëse dhe të bëjë sistemimin e produkteve në vendet e caktuara; 
  • Sigurimi, monitorimi dhe kontrolli i rendit, nivelit të stokut, përgatitjes dhe zbatimit të programit javor të stafit në mënyrën më efikase;
  • Trajtimi i ankesave të klientëve dhe raportimi i tyre tek udhëheqësit e drejtëpërdrejtë; 
  • Mbikqyrja e afateve të produkteve në baza të rregullta. 

Pozita Arkatare:

  • Pranimi i pagesave të klientëve në formën e parasë në dorë, kartave të debitit/kreditit dhe pagesave tjera elektronike;
  • Sigurimi i saktësisë së shumës dhe dhënia e këshillave mbi çmimet dhe kuponët për klientët;
  • Mbyllja e arkës me saktësi.

Pozita Kuzhiniere:

  • Kontrollimi i pastërtisë së pajisjeve të punës, temperaturës, sistemimi i tyre dhe përgatitja gjatë ditës;
  • Respektimi i recepturave të produkteve;
  • Të ketë njohuri për të gjitha produktet që servohen.

Pozita Mirëmbajtëse:

  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e pajisjeve të kuzhinës;
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i zonës së kuzhinës;
  • Të sistemoj pajisjet e punës nëpër vendet e caktuara. 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun: https://jobs.hebskosova.com/job-list?id=125

Afati i fundit për aplikim është 31.05.2025   

*Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.