Menaxher Restauranti
Data e publikimit
02/09/2020
Data e perfundimit
17-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Restaurant “Te Halimi” Sh.P.K. shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:
Menaxher i Restaurantit
“Restaurant TE HALIMI” Sh.p.k. me seli kryesore në Prizren, është restaurant me traditë shumëvjeçare në gastronomi i cili ofron kushte profesionale duke i plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare, si dhe duke ju mundësuar ngritje të suksesshme në karrierë profesionale në gastronomi. Kërkohen të rinj të motivuar për plotësimin e pozitës së lartëcekur për nevojat e Restaurantit në Ferizaj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyrjen operacionale të restaurantit në tërësi
- Organizimin e mbarëvajtjes së proceseve ditore në njësi, si dhe bashkëpunim në menaxhimin e burimeve njerëzore si: rekrutim/reduktim/ motivim i stafit dhe menaxhimin e performancës
- Caktimi i detyrave dhe përgjegjësive për mbarëvajtjen e punës
- Organzion furnizimin e mallit varësisht nga kërkesa për kuzhinë apo banak
- Kontrollin e cilësive të ushqimeve, shërbimeve dhe punën e stafit,
- Menaxhon ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit, zbaton, interpreton dhe monitoron vendimet e kompanisë në përputhje me Kodin e Punës
- Menaxhon arkën dhe është përgjegjës për mjetet financiare, kryen pagesat sipas marrëveshjes paraprake me furnitor në koordinim të plotë me pronarin dhe udhëzimet e tij
- Mirëmban pastërtinë e Restaurantit duke kontrolluar pastërtinë, cilësinë e shërbimeve dhe monitorimin e përgjithshëm në punë
- Përpilimi i raporteve të punës dhe raportimi i tyre te drejtori i Restaurantit.
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme
- Menaxhimi i burimeve njerëzore (komunikim transparent, ngritje, motivim, zgjidhje konfliktesh)
- Shkollimi i lartë për hoteleri, gastronomi
- Aftësi kompjuterike njohja e paketës Ms Office
- Njohja e gjuhës angleze e domozdoshme,
- Patent shofer Kategoria – B
- Përvojë pune në hoteleri, minimum 3 vjeçare.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në të bashkangjitur në email adresën [email protected]
Në subject të ceket pozita dhe vendi ku aplikoni. Nuk pranohen forma të tjera të aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.
Apliko këtu