KONKURS PUNE
Menaxher Regjional
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrë dhe siguron mbarëvajtjen e funksionimit të barnatoreve në qytetet e caktuara
- Planifikon, organizon dhe kontrollon zbatimin e orarit të punës së personelit të barnatoreve
- Organizon vizita të rregullta në barnatoret e caktuara
- Analizon dhe vlerëson produktivitetin e barnatoreve
- Në bashkëpunim të ngushtë me strukturat meenaxhuese, rekomandon ndryshime përmirësuese të praktikave të përditshme të punës
- Ndihmon në zhvillimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të punës
- Siguron zbatimin e procedurave dhe rregullave të brendshme por edhe të standardeve të punës
- Këshillon dhe motivon personelin për të rritur nivelin e kualitetit të shërbimit në barnatore
- Raporton në baza periodike në lidhje me të gjitha elementet/zhvillimet që janë të rëndësishme për funksionimin e barnatoreve
Kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme
- Obligative shkollimi i lartë
- Përvojë pune relevante në menaxhim të barnatoreve ose të dyqaneve të shitjes me pakice së paku 1 vit
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizative
- Aftësi për të analizuar dhe për të marrë vendime dhe përgjegjësi
- Shkathtësi për menaxhim të kohës dhe presionit
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office
Ne ofrojmë
- Pagë konkuruese, ambient shumë të përshtatshëm të punës, trajnime dhe mundësi zhvillimi në karrierë
Menyra e aplikimit: përmes butonit “Apliko Këtu” ose emailit [email protected]