Menaxher në Magazinë
Data e publikimit
02-06-2025
Data e perfundimit
15-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
MENAXHER NË MAGAZINË
Departamenti: Logjistikë – Magazinë, Lokacioni: Neptun Kosova HQ,
Numri i pozitave të lira: 1
Neptun Kosova hap konkurs për pozitën Menaxher në Magazinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Ka përgjegjësi të plotë për hapjen dhe mbylljen e Magazinës, sipas procedurave të miratuara, duke informuar në çdo moment Drejtorin e Logjistikës,
- Udhëheq dhe menaxhon Depon Kryesore dhe ekipin e saj, me qëllim të saktë dhe shpërndarjen në kohë, si dhe përgatitjen e hapësirës për pritjen e mallrave të reja,
- Planifikon shkarkimin e automjeteve që sjellin në Magazinë Kryesore produkte të ndryshme, duke i dhënë prioritet kontenierëve sipas parimit që çdo automjet shkarkohet brenda 24 orëve nga momenti i ardhjes në Magazinë,
- Përgjigjet për pranimin në Magazinë dhe ngarkimin e produkteve të kërkuara nga rrjeti i dyqaneve Neptun dhe dyqaneve shumicë, sipas porosive të tyre,
- Përgjigjet për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të punonjësve në Magazinë, duke i instruktuar, ndihmuar dhe monitoruar,
- Përgjigjet dhe ndërmerr masa direkte për respektimin dhe funksionimin e masave për Mbrojtjen Kundër Zjarrit në Magazinë,
- Monitoron pjesëmarrjen e punonjësve në punë sipas orarit të punës, planifikon dhe monitoron kryerjen e lejeve vjetore të punonjësve të Magazinës Kryesore, duke i miratuar tek Drejtori i Logjistikës dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore,
- Mbikëqyr dhe organizon kontrollin e daljes së mallrave dhe kontrollon pranimin dhe dërgimin e mallrave, si dhe mbajtjen e shënimeve të besueshme në magazinë,
- Vlerëson performancën e punës së punonjësve të Depos Kryesore,
- Kryen detyra të tjera me kërkesë të Drejtorit të Logjistikës.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Preferohet të ketë përfunduar arsimin e lartë (ekonomi, menaxhim, logjistikë apo fusha të ngjashme).
- Minimumi 5 vite përvojë pune në pozitë të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, menaxhuese dhe analitike.
- Aftësi për të komunikuar dhe bashkëpunuar në mënyrë efektive me palë të brendshme dhe të jashtme.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
- Leje e vozitjes, kategoria B.
- Njohuri mbi procedurat doganore dhe tatimore në Kosovë përbëjnë përparësi.
Kushtet dhe përfitimet:
- Pagë konkurruese,
- Bonus mujor sipas vlersimit me KPI (vleren 3 pagave vjetore)
- Transporti: Rimbursohet nga kompania në vlerë prej 50 € neto
- Shujta e ushqimit: E siguruar nga kompania
Aplikimet pranohen deri më 15.06.2025 në Departamentin e Burimeve Njerëzore permes butonit “Apliko Ketu” ose: [email protected]
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve.