www.ofertapune.net Menaxher Marketi, Kategori Menaxher, Furnizues, Arkatare, Sektorist/e | PunaIme

Menaxher Marketi, Kategori Menaxher, Furnizues, Arkatare, Sektorist/e

Kompania

QTA - Arjeta Group

Lokacioni

Skenderaj

Data e publikimit

07-09-2023

Data e perfundimit

12-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA Skenderaj shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1- Menaxher Marketi
  • 3- Kategori Menaxher
  • 1- Furnizues
  • 2 – Arkatare
  • 3 – Sektorist/e

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Menaxher i Marketit

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj   

  • Mbikëqyr dhe vëzhgon të gjitha aktivitet ditore në market.
  • Identifikon kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve duke krijuar raporte me konsumatorët potencial dhe aktual
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marrë parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbanë kontakt me stafin dhe klientët;
  • Monitoron afatet  dhe informon  palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të  dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;  

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë Universitare
  • 2 vite përvojë pune
  • Të ketë njohuri të mira të kompjuterike për programet word exel
  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftësi komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi menaxhuese dhe organizative;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Furnizues

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Analizon tregun dhe konkurrencën dhe njofton përgjegjësinë për risitë
  • Është përgjegjës për furnizimin e depos me artikujt të cilët i kërkohen
  • Gjatë kryerjes së punëve dhe detyrave të punës do të zbatojë dhe do t’i përmbahet politikave dhe procedurave interne të caktuara nga ana e Menaxhmentit
  • Ruan me besnikëri interesat dhe informacionet konfidenciale të kompanisë
  • Kryen edhe punë dhe detyra të tjera që ndërlidhen me pozitën

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Minimumi 2 vite përvoj pune në pozita të ngjashme
  • Preferohet shkollim i lartë
  • Të jetë i besueshëm dhe i drejtë
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe individualisht
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orar të ndryshëm
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Kategori Menaxher

  • Zhvillim i strategjive për kategoritë e produkteve të cilat i menaxhon
  • Krijim i relacioneve të besimit me furnitorët për arritjen e qëllimeve
  • Procesim i porosive për të siguruar nivelet optimale të stokut të produkteve
  • Përcaktim i aktiviteteve promovuese të kategorisë së produkteve me departamentin e Marketingut
  • Përgjegjësi për zhvillimin e kategorisë dhe rritjen e të hyrave për kategori
  • Marrëdhënie të mira me furnitorët dhe menaxhimi i gamës së produkteve
  • Hulumtimi dhe analizimi i të dhënave dhe njohurive rreth tregut;
  • Kërkimi i njohurive për nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve;
  • Plani dhe zbatimi i strategjive afatgjata të zhvillimit për kategoritë e produkteve;
  • Hartimi i strategjive dalëse për produktet e pasuksesshme;
  • Sigurimi i disponueshmërisë së produktit;
  • Krijimi i strategjisë për pozicionimin e një kategorie produktesh në mënyrë që të maksimizohet dukshmëria e tij;
  • Bërja e parashikimeve për kërkesën e produktit për të siguruar qëndrueshmërinë e inventarit;
  • Përcjellja e trendit të tregut për të identifikuar rreziqet dhe mundësitë;
  • Puna me klientët, tregtarët dhe gjetja e mënyrave të reja për zgjerimin e kategorive të produkteve;
  • Zhvillimi i marrëdhënieve të forta të punës me blerjen, marketingun dhe ekipet e shitjes është thelbësore;
  • Analizimi i të dhënave ose njohuri për të përcaktuar prirjet e industrisë dhe të konsumatorit.

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
  • Përvojë e dëshmuar në pozita menaxhuese apo role të ngjashme;
  • Njohuri të menaxhimit të kategorive, marketingut dhe parimeve të shitjes
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
  • Nivel të lartë të vetëdijesimit komercial;
  • Të jetë në gjendje të marrë vendime dhe përgjegjësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi analitike si dhe shkathtësi për zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore;
  • Të jetë fle ksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Shkathtësitë e shkëlqyera bashkëpunuese dhe të punës në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit të shkruar dhe atij verbal;
  • Aftësi analitike solide;
  • Aftësi të forta organizative dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri lidhur me programet e Microsoft Office dhe menaxhimit të bazës së të dhënave;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  • Njohja e gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Arkatare

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Pranimi dhe skanimi i produkteve
  • Përpunimi i pagesave:
  • Kujdesi ndaj klientëve:

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
  • Përkushtim dhe etik në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Sektorist/e

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Skenderaj

  • Asiston konsumatorët gjatë blerjes, me kujdes përkushtim të madh,
  • Është përgjegjës për palimin e mallit dhe përcjelljen e afateve të skadencës për mallrat përkatëse,
  • Bashkëpunon dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme me kolegun e tij/saj të punës në lidhje me procesin e punës.
  • Kujdeset për renditjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha produkteve në Market.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
  • Përkushtim dhe etik në punë.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Shtator 2023 deri më 17 Shtator 2023.