Menaxher i Shitjeve
Data e publikimit
13-05-2025
Data e perfundimit
11-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për pozitën: Menaxher i Shitjeve
Menaxheri i shitjeve do të jetë përgjegjës për të ndërtuar dhe menaxhuar procesin e shitjes midis kompanisë edhe klientëve të saj. Për arritjen e këtij qëllimi, shfrytëzon në mënyrë efikase njohuritë për produktet që ofron kompania dhe mban përgjegjësi për menaxhimin e plotë të procesit të shitjes – nga identifikimi i mundësive deri te finalizimi i kontratës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomi ose Shkenca Kompjuterike.
- Minimumi 3 vite përvojë në shitje dhe menaxhim të klientëve.
- Njohuri të mira mbi produktet IT.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët.
- Realizimi i objektivave të shitjes dhe raportimi periodik.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e kontratave.
- Ndjekja e ciklit të plotë të shitjes, nga oferta deri në pagesë.
- Koordinimi me departamente të tjera për zgjidhje efikase.
- Përditësimi i ofertave, ndjekja e debitorëve dhe analizimi i tregut.
Çka ofron kompania:
- Orar pune: E hënë – E premte (40 orë/javë)
- Pagë konkurruese dhe sigurim shëndetësor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Transport i organizuar Prishtinë–Kompani dhe anasjelltas.
Për të aplikuar ju lutem, dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose ne adresë e-mail: [email protected]
Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt!
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale