Menaxher i Shitjes / Udhëheqës i Shitjes
Data e publikimit
14-01-2025
Data e perfundimit
31-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Pozita: Menaxher i Shitjes / Udhëheqës i Shitjes
Kompania: HumanPower (Në emër të një institucioni të njohur në Kosovë)
Lloji i Punësimit: Me Orar të Plotë
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj
Përshkrimi i Pozitës
HumanPower ka kënaqësinë të përfaqësojë një institucion prestigjioz në vendin tonë. Jemi në kërkim të një profesionisti të përkushtuar dhe me përvojë për të udhëhequr një ekip dinamik të shitjeve. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për implementimin e strategjisë së shitjes së institucionit, mbikëqyrjen e operacioneve të shitjes dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes së institucionit në mënyrë efektive.
- Mbikëqyrja e operacioneve ditore të ekipit të shitjes dhe ofrimi i udhëzimeve të vazhdueshme për përmirësim.
- Përcaktimi, monitorimi dhe analiza e objektivave dhe treguesve të performancës së ekipit të shitjes.
- Rritja e kapaciteteve të ekipit përmes mentorimit, trajnimeve dhe mbështetjes së vazhdueshme.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi performancën e shitjes dhe rekomandimi i strategjive të reja për përmirësim.
- Përdorimi i sistemeve CRM, si HubSpot, për menaxhimin efektiv të marrëdhënieve me klientët.
Kriteret dhe Kualifikimet
- Minimumi 3 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e qendrave të thirrjeve ose në role të ngjashme.
- Diplomë Bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Marketing ose fusha relevante (Diploma Master konsiderohet përparësi).
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (e domosdoshme).
- Përvojë në përdorimin e sistemeve CRM, si HubSpot (përparësi).
- Aftësi të forta organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve.
Përfitimet
- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Ambient pune motivues dhe mbështetës.
Si të Aplikoni
Të gjithë të interesuarit janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 31 Janar. Klikoni butonin “Apliko Këtu” për të aplikuar.