www.ofertapune.net Menaxher i Shitjes Ambulantive (2) | PunaIme

Menaxher i Shitjes Ambulantive (2)

Kompania

Premium Bakery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-01-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim: Menaxher i Shitjes Ambulantive (2 vende të lira)

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive dhe planeve të shitjeve për të arritur objektivat e Kompanisë
  • Drejtimi, udhëzimi dhe motivimi i ekipit të shitjeve për të arritur objektivat e performancës individuale dhe ekipore
  • Monitorimi i tendencave të tregut dhe nevojat e klientëve për të identifikuar mundësi të reja biznesi dhe për të qëndruar përpara konkurrencës
  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënie të forta me klientët ekzistues si dhe ata potencial
  • Monitorimi i performancës së shitjeve dhe sigurimi i raporteve të rregullta të shitjeve për menaxhmentin e lartë, duke përfshirë parashikimet e shitjeve, analizën e pjesës së tregut dhe tendencat e shitjeve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë relevante të punës minimum 2 vite në sektorin e shitjes (përparësi)
  • Diplomë universiteti në fushën relevante (ekonomi, financa, administrim biznesi ose fusha të ngjashme),
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 24/01/2024 deri më 15/02/2024.