www.ofertapune.net Menaxher i Shitjes, Agjent/e i/e Shitjes | PunaIme

Menaxher i Shitjes, Agjent/e i/e Shitjes

Kompania

Petra Plast

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

13-03-2023

Data e perfundimit

29-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Petra Plast L.L.C me lokacion në Rr. Zahir Zajmi, 10000 Prishtinë, Kosovë është kompani ndërkombëtare e prodhimit të tubave të plastikës dhe rezervarëve të ujit e cila është duke zgjeruar një game të gjërë të produkteve.

Shpall vende të lira për këto pozita.

Menaxher i shitjes

  • Menaxhimi dhe përmirësimi i shitjeve në rajonin e Kosovës;
  • Motivimi I ekipit të shitjeve;
  • Prezanton dhe shet produktet dhe sherbimet e kompanise tek klientet potenciale.
  • Bënë studime mbi ofertat e konkurrenteve dhe propozon politika dhe strategji të reja.
  • Zgjeron tregun nëpërmjet kërkimit dhe negocimit me klientë të rinj.
  • Organizimi I aktiviteteve te marketingut dhe promocioneve;
  • Menaxhimi dhe trajnimi I ekipit të shitjeve;
  • Arritja e targetit të shitjeve;
  • Monitorimi dhe matja e aktivitetit te shitjeve;
  • Përgaditja e raporteve të shitjes, stokut dhe raporteve tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Diplomë universitare
  • Eksperienca e punës minimun 3 vite në materiale ndërtimore.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe raportuese.
  • Aftësi të shkelqyera bindese, aftësi për të dalluar mundesitë dhe për t’i ndjekur ato.
  • Të njoh mire gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur), obligative.
  • Të zotëroje leje drejtimi automjeti (klasi B).

Agjent/e i/e Shitjes në Terren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Prezantimin dhe promovimin e produkteve;
  • Planifikon dhe realizon vizitat nëpër të gjitha pikat e shitjes;
  • Bën analizë dhe strategji të tregut;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (planit të cilin e pranon nga mbikëqyrësi)
  • Të jetë në gjendje gadishmërie të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Njohuritë dhe shkathtësitë

  • Të ketë shkollim të lartë me përparësi shkollimi universitar
  • Eksperienca e punes minimun 2 vite në materiale ndërtimore
  • Të njoh mire gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur), obligative.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe te jetë fleksibel.
  • Aftësi të punojë në kushte tereni dhe në presion të kohës –
  • Posedim të patent shoferit kategoria B

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.

CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: [email protected]

Në “subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Menaxher I shitjes, Shitës).

Data e fundit për aplikim është 31.03.2023. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.