www.ofertapune.net Menaxher i Shitjes | PunaIme

Menaxher i Shitjes

Kompania

Professional Alarm

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16-01-2024

Data e perfundimit

26-02-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Professional Alarm L.L.C është një ndërmarrje profesionale me një përvojë mbi 20 vjeçare në tregun e Kosovës për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme të sigurisë si: Sistem I kamerave – CCTV, kontroll i qasjes, videofoni, Smart Home, sisteme të alarmit për paralajmërim dhe shuarje automatike të zjarrit, alarme kundër vjedhjes, sisteme të zërimit, sisteme kundër vjedhjës se artikujve – antishop lifting, sisteme të radio komunikimit, GPS, barriera automatike, motorra të dyerve, rrjete Lan & Wan, Fiber optik dhe sisteme tjera te sigurisë.

Professional Alarm LLC ju ofron kushte  të mira pune, pagesë të mirë e të rregulltë si dhe bonus shtesë.

Në kuadër të zhvillimit të mëtutjeshëm, shpall vend të lirë pune

Pozita: Menaxher i shitjes – Zyrën qendrore Prishtinë (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon Departamentin e Shitjeve
  • Zhvillon Strategjitë e shitjes online/offline, duke hartuar dhe implementuar strategjitë e promovimit, shitjes dhe kujdesit ndaj konsumatorit në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
  • Takon klientet, pranon kerkesat, perpilon ofertat, faturon dhe kryen barazimet me klientet sipas marreveshjeve.
  • Perpilon çmimet e produkteve per shitjet online, perpilon ofertat promocionale dhe mbikqyr publikimet ne web dhe rrjete sociale.
  • Punon ne baza ditore per marreveshje me partner të ri për shitjet me shumicë.
  • Hulumtimi i tregut pёr identifikimin e mundёsive tё reja tё tregut dhe marketingut.
  • Hulumtim i projekteve ne platformen e e-prokurimit si dhe perpilimi dhe dorezimi tenderve.

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatet:

  • Diplomё Bachelor nё Ekonomi, Biznes, Menaxhment,apo Marketing.
  • Pёrvojё e mёhershme dhe e dёshmuar nё shitje, dhe/apo marketing.
  • Përvoja me E-commerce e preferueshme.
  • Të posedoj patent shofer, kategoria B;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit të produkteve dhe shërbimeve;
  • Njohja e gjuhes angleze e peferuar.
  • Aftësi për të punuar në situatë stresuese;
  • Aftësi për të punuar i/e pavarur si dhe në punë ekipore, në ambiente dinamike.

Afati dhe forma e aplikimit:

 Afati i aplikimit është deri me daten 31.01.2024 . Kandidatët e interesuar duhet të dërgojn CV-të dhe dokumentet e tjera që deshmojnë kualifikimin dhe përvojen e punës, përmes postës elektronike në e-mail adresën: [email protected]