www.ofertapune.net Menaxher i Shitjes | PunaIme

Menaxher i Shitjes

Kompania

ITD Prishtinë

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-12-2023

Data e perfundimit

31-05-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për: Menaxher të shitjës

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në ekonomi ose shkenca kompjuterike.
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e shitjes.
  • Njohuri të mira të produkteve IT.
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe prezantuese.
  • Njohuri të gjuhës angleze.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Njeh politikat e shitjes së kompanisë.
  • Ndjek dhe analizon në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe konkurencën.
  • Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga kompania.
  • Menaxhon marrëdhëniet me klientët.
  • Identifikon, analizon dhe propozon klientë të rinj potencialë.
  • Është përgjegjës për të gjithë ciklin e shitjes deri në kryerjen e pagesës nga klienti.
  • Propozon plane/ide për aktivitete marketingu.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e kompanisë për të koordinuar gjitha proceset e shitjes.
  • Ndjek në mënyrë të vazhdueshme debitorët për të mbajtur nën kontroll nivelin e tyre.
  • Njeh programet aplikative të kompanisë.
  • Raporton tek Drejtori i Shitjeve mbi punën që kryen.

Kushtet e ofruara nga kompania:

  • Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë)
  • Pagë konkurruese në treg.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail: [email protected]

Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt! 
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.