www.ofertapune.net Menaxher i Rrjeteve Sociale | PunaIme

Menaxher i Rrjeteve Sociale

Kompania

Natura Therapy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-05-2025

Data e perfundimit

13-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS PUNE – MENAXHER I RRJETEVE SOCIALE
 
Kompania jonë, lidere në tregun e suplementeve bio dhe natyrale, është në kërkim të një personi energjik, kreativ dhe me përvojë për të udhëhequr praninë tonë digjitale në rrjetet sociale dhe platformat online.
 
Pozita: Menaxher i Rrjeteve Sociale
 
Detyrat kryesore:
  • Menaxhimi dhe përditësimi i faqeve tona në rrjetet sociale (Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn etj.).
  • Krijimi i përmbajtjes kreative, edukative dhe promovuese që tërheq vëmendjen dhe nxit shitjet.
  • Planifikimi i postimeve me orar të strukturuar dhe në përputhje me strategjinë e komunikimit.
  • Rregullimi i përshkrimeve të postimeve dhe produkteve (descriptions) në rrjete sociale dhe faqe web.
  • Monitorimi dhe analiza e angazhimit, ndërtimi i komunitetit online dhe ndërveprimi aktiv me ndjekësit.
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave me pagesë (Meta Ads dhe Google Ads) duke përdorur formulat më efektive për targetim dhe konvertim.
  • Bashkëpunimi me ekipin për përditësimin e përmbajtjes në web dhe e-commerce.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe fushatave digjitale.
  • Njohuri të avancuara në Meta Ads, Google Ads dhe strategjitë e reklamimit të paguar.
  • Aftësi për krijimin e grafikave, videove dhe përmbajtjes interaktive (përdorimi i mjeteve si Canva, CapCut, Adobe etj. është avantazh).
  • Njohuri bazë në menaxhimin e faqeve web dhe platformave e-commerce (Shopify, WordPress ose të ngjashme).
  • Të njohë trendet e fundit në fushën e shëndetit, wellness dhe marketingut digjital.
  • Të jetë pozitiv, kreativ, i/e organizuar dhe i/e gatshëm/gatshme për të sjellë ide të reja që kontribuojnë në rritjen e shitjeve dhe imazhit të markës.
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient dinamik, profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • Pagesë konkurruese + bonuse të bazuara në performancë.
  • Përfshirje në një brand që ka ndikim real në jetën e njerëzve.
Nëse je pasionant pas botës digjitale dhe dëshiron të japësh kontribut real në një kompani në rritje të vazhdueshme – apliko tani!
Dërgo CV-n dhe portofolion tënd në butonin “Apliko Këtu” ose: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?