www.ofertapune.net Menaxher i Projektit, Udhëheqës i Punishtes | PunaIme

Menaxher i Projektit, Udhëheqës i Punishtes

Kompania

TehnoBurimi

Lokacioni

Gjithë Kosovën

Data e publikimit

29-05-2025

Data e perfundimit

27-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

TehnoBurimi DD SH.A. nga viti 2008 është kompania lider në Kosovë në prodhimin e  elementeve të betonit të parafabrikuar të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, shtëpiza për trafo-stacione, anësore të rrugëve, gypa betonit, dhe të tjera.

Sot, kompanitë e grupit TehnoBurimi shtrihen në industri të ndryshme në Kosovë, duke përfshi industrinë e ndërtimit si primare, me prodhimin e elementeve të betonit të parafabrikuar, gurëthyes, ndërtim të komplekseve banesore rezidenciale dhe komerciale në disa regjione të ndryshme në Kosovë, në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë, industrinë e shitjes me pakicë të derivateve, dhe lëmi te tjera të cilat prekin zhvillimin dhe mirëqenien e konsumatorit Kosovar.

Me shumë vite eksperiencë, mbi 300 projekte të përfunduara në Kosovë dhe rajon, dhe më shumë se 500 të punësuar në të gjitha njësitë e saj, Energjia dhe Zhvillimi më i madhe i kompanisë TehnoBurimi vjen nga të punësuarit e saj, andaj, behu edhe ti pjesë e këtij zhvillimi!

1. Menaxher i Projektit (1 pozitë)

Kërkesat e përgjithshme:

  • Të jetë i diplomuar në Inxhinieri (preferohet Inxhinieri Ndërtimore ose e ngjashme).

  • Të ketë së paku 3 vite përvojë pune, prej të cilave:

    • Të paktën 2 vite përvojë në fushën e mirëmbajtjes së autostradave;

    • Të paktën 1 vit përvojë në fushën e ndërtimit të rrugëve.

  • Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Njohuri të programeve përkatëse teknike (p.sh. AutoCAD, etj.).

Vendi i punës: Në terren

Orari i punës: Full – time

2. Udhëheqës i Punishtes (1 pozitë)

Kërkesat e përgjithshme:

  • Të jetë i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimore;

  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në fushat e mëposhtme:

    • Mirëmbajtje të autostradave,

    • Mirëmbajtje të rrugëve nacionale dhe regjionale.

  • Aftësi për udhëheqjen e punimeve në terren dhe menaxhimin e ekipit punues;
  • Njohuri praktike mbi proceset e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe reagim të shpejtë në situata emergjente në punë.

Vendi i punës: Në terren

Orari i punës: Full-time

Për të aplikuar, dërgoni CV-në në butonin “Apliko Këtu” ose në [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?