Menaxher i Produkteve të Rrjetit
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
26-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Teknologji e Informacionit
ITD Prishtinë shpk është në kërkim të një: Menaxher i Produkteve të Rrjetit
Menaxheri i Produkteve është përgjegjës për menaxhimin e një game produktesh, duke siguruar njohuri të thella mbi specifikimet teknike të tyre, konfigurimet standarde, opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade. Gjithashtu, Menaxheri i Produkteve njeh konfiguratorët dhe kryen konfigurime speciale, administron procesin e porositjes nga furnitorët dhe mbikëqyr të gjithë ciklin deri në shitje, duke respektuar rregullat dhe politikat e kompanise.
Detyra dhe përgjegjesi:
- Ka njohuri të thella mbi gamën e produkteve të rrjetit dhe specifikimet e tyre (Kërkesë e domosdoshme).
- Kryen porositë për produktet tek furnitorët.
- Propozon zgjidhje teknike për produktet e rrjetit.
- Ka njohuri mbi përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon.
- Negocion me furnitorët për çmime speciale, çmime promocionale, etj.
- Kryen certifikime dhe trajnime të ndryshme për të rritur njohuritë teknike.
Kërkesa për kandidatë:
- Diplomë universitare në degën Informatikë, Teknologji Informacioni, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Infrastrukture ose Networku etj.
- Të paktën 3 vjet eksperiencë në pozicione pune analoge.
- Njohuri të mira mbi produktet e IT-së (Me prioritet).
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme).
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Aftësi shumë të mira analitike.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.
- Të punuarit në një mjedis dinamik që ofron zhvillim dhe rritje profesionale.
- Angazhim në projekte ambicioze në një nga industritë më të mira.
- Sigurim shëndetësor privat.
- Transporti i siguruar nga kompania.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: [email protected] me subject: Menaxher i Produkteve të Rrjetit. Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.