Menaxher i Marketingut
Data e publikimit
31-07-2023
Data e perfundimit
01-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Shpallje Pune: Menaxher i Marketingut
DEKRA Arbeit, për klientin, një kompani e njohur në sektorin e produkteve teknologjike, është në kërkim të një Menaxheri të Marketingut të përkushtuar dhe të talentuar për të zhvilluar dhe zbatuar strategjitë e marketingut në mënyrë innovative duke promovuar gamën e gjerë të produkteve teknologjike.
Detyrat tuaja kryesore do të përfshijnë:
- Planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të promovuar produktet si dhe për të rritur shitjet;
- Menaxhimin e buxhetit të marketingut, planifikimin dhe monitorimin e buxhetit të marketingut për të siguruar shfrytëzim sa më efektiv të resurseve financiare;
- Të kuptoni nevojat, preferencat dhe trendet e tregut të produkteve teknologjike, duke identifikuar mundësi të reja zhvillimi dhe duke krijuar oferta të përshtatshme për klientët;
- Krijimin dhe menaxhimin e fushatave reklamuese të produkteve në mediat tradicionale dhe në ato digjitale, duke përfshirë mediat sociale dhe web;
- Të bashkëpunoni ngushtë me departamentin e shitjes dhe produkteve, për të siguruar koordinim efektiv të aktiviteteve të marketingut me strategjitë e shitjes dhe zhvillimin e produkteve të reja;
- Krijimin e materialeve të marketingut, duke përgatitur materiale promocionale të cilat përfshijnë broshurat, videot, postimet në media sociale, e-mail marketingu etj.
- Monitorimin e performancës, analizimin dhe vlerësimin e efektivitetit të fushatave të marketingut, për rezultate më të mira.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Përvojë pune në fushen e marketingut, me përparësi në sektorin e produkteve teknologjike;
- Njohuri të thella të strategjive të marketingut, reklamimit, shitjeve online në web dhe përmes rrjeteve sociale;
- Shkathtësi financiare të menaxhimit dhe planifikimit të buxhetit;
- Njohuri të industrisë së produkteve teknologjike dhe tendencave të tregut;
- Aftësi të mira komunikimi, prezentimi dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët;
- Njohuri të softuerëve dhe aplikacioneve të marketingut si Google Analytics, Adobe Creative Suite, etj.
- Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
- Njohuri të gjuhës angleze ( e domosdoshme ).
Nëse jeni një profesionist/e i/e ambicioz(e) me njohuri të shkëlqyera të marketingut dhe pasion për produktet teknologjike inovative, ju inkurajojmë të aplikoni në këtë pozitë.
Si të aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në [email protected]
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen, kurse aplikacionet e tjera ruhen në bazën e të dhënave të kandidatëve DEKRA Arbeit.